У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Lufta: Bie avioni cisternë i SHBA, Irani vret ushtarin francez- Digjet qendra në Dubai! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lufta e Iranit kapërceu kufijtë duke përfshirë në mënyrë aktive Irakun fqinj, ku një avion cisternë i SHBA-së me të paktën 6 persona në bord u rrëzua ndërsa flakët përfshinë një bazë ajrore të Francës, të shënjestruar nga një sulm me dronë kamikazë. Një mision shpëtimi është duke u zhvilluar për gjetjen e avionit amerikan dhe ekuipazhit të tij. Rrëzimi ndodhi në Irakun perëndimor, ndërkohë që mediat e huaja thonë se nuk ka shenja që ndaj tij të jetë hapur zjarr. Zjarri që përfshiu nga ana tjetër bazën ajrore franceze në Irbil, lëndoi të paktën gjashtë ushtarë francezë. Së fundi, njëri prej tyre ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Presidenti Emmanuel Macron reagoi i indinjuar dhe kujtoi se prania e trupave të vendit të tij në Irak është kornizës së ngushtë të luftës kundër terrorizmit. Konflikti me Iranin nuk mund të justifikojë sulme të tilla. Ushtarët francezë aty nuk kanë lidhje me këtë lloj lufte. Ata janë këshilltarë ushtarakë që ndodhen në Irak në mënyrë legjitime. Shpërthime raportohen gjithashtu pranë Konsullatës amerikane dhe në zonën e aeroportit ndërkombëtar të Irbilit, ku ndodhet një bazë ushtarake e Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, shpërthime të forta tronditën sot Dubain, teksa mbeturinat e dronëve iranianë shkaktuan dëme në ndërtesat në zemër të zonës financiare të qytetit. Një shtëllungë tymi të zi u ngrit mbi qytet në orët e para të ditës, teksa autoritetet pohuan se një zjarr i madh kishte përfshirë një zonë industriale të tij. Sulmi vjen pas kërcënimeve të Iranit për të goditur institucionet financiare amerikane dhe izraelite, ck ai nxiti bankat në Dubai të urdhëronin stafin të largohej nga zyrat më herët gjatë kësaj jave. Edhe ministria saudite e mbrojtjes njoftoi se një dron u rrëzua ndërsa përpiqej të afrohej pranë lagjes diplomatike të kryeqytetit Riad. Pak më parë, zëdhënësi i ministrisë kishte deklaruar se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar edhe tetë dronë të tjerë në rajonet qendrore dhe lindore të vendit. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #SHBA#Iran#TopChannelNews