У нас вы можете посмотреть бесплатно Fiks Fare/ Tërmeti i prishi shtëpinë, 9-vjeçari: Shokët më tallin se jam i varfër e pa shtëpi! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në Fiks Fare mbërriti një denoncim i veçantë nga një djalë 9- vjeçar i cili ankohej se tallej nga shokët e tij të shkollës, pasi ishte i varfër dhe pa shtëpi. Në të vërtet historia ishte edhe më e dhimbshme. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ua kishte shkatërruar shtëpinë në Jubë të Durrësit dhe që prej një viti familja Llyçi jetonin në një kontenier dhe në një barake. Bashkia asokohe ua kishte vlerësuar DS 2 dëmin dhe u kishte akorduar një fond prej 2, 5 milion lekësh të vjetra. Fiks Fare pa nga afër gjendjen e kësaj familje me 6 persona, ku tre prej te cilëve ishin fëmijë minoren. Shtëpinë grupi i parë i ekspertëve ua kishte nxjerrë të pabanueshme dhe Edison Llyçi kryefamiljari shprehet se të jatit të tij Palit, që tashmë nuk jeton më ia kishin vlerësuar DS 4. " Babai i cili është larguar nga jeta para 3 javësh, kishte shkuar në njësinë administrative dhe ka firmosur letrat, por me idenë për DS4. Pas disa ditësh unë lexoj letrat dhe shoh që kishte firmosur për dëm DS2 dhe me përfitim 2. 5 milion lekë të vjetra" shprehet Edisoni" po ju e shihni situatën çfarë të bëj unë me 2.5 milion të vjetra si ta rregulloj këtë shtëpi kur në fakt me kaq lekë as çatia nuk rregullohet". Ai tregon se ka trokitur në shumë dyer dhe nuk ka gjetur zgjidhje kështu me ato të ardhura bënë një barake ku flinin prindërit e tij, kurse ai me bashkëshorten dhe tre fëmijët flenë në një kontenier që ua ka dhuruar Karitasi. Pas vdekjes së të atit i biri i tij që bëri edhe denoncimin në Fiks Fare ishte zhvendosur nga kontenieri dhe flinte në baraken plot lagështi bashkë me gjyshen. Kushtet ishin të mjerueshme të familjes Llyçi dhe kësaj i shtohej edhe papunësia e kryefamiljarit dhe sëmundjet e të shoqes dhe të fëmijëve. Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #FiksFare#TopChannel