У нас вы можете посмотреть бесплатно “E rrethuan 50 njerëz dhe askush nuk reagoi”, zonja që ndihmoi 14-vjeçarin:Bërtisja ju lutem 1 burrë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan Argentina Hidreshaj është gjetur rastësisht në skenën e krimit ku humbi jetën nxënësi 14-vjeçar i shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Ajo ka qenë duke bërë blerje në një dyqan kur ka dëgjuar britmat e njerëzve që thotë se kishin rrethuar të miturin. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ajo tregon se në vendngjarje ishin mbi 50 persona të cilët nuk po reagonin. Në momentin që ajo ka parë djalin e zverdhur në tokë, ka kërkuar ndihmë të herë pas here por askush nuk ka reaguar, përveç një farmacisteje që u gjend aty pranë. E gjendur në këto rrethana, ajo thotë se nuk e ka menduar më gjatë, por ka marrë makinën e saj dhe menjëherë ka marrë djalin dhe e ka shtrirë mbrapa dhe është nisur për në spital. Pas shumë thirrjeve për ndihmë, Hidreshaj thotë se mbrapa makinës erdhi një mashkull, i cili i mbajti plagën djalit. Agentina Hidershaj: Unë u gjeta rastësisht aty, isha duke blerë përballë shkollës në një dyqan mishi dhe po merrja mishin për fëmijët e kopshtit. Nuk e njoh fare si zonë, vetëm pronarët e mishit. Pastaj dëgjova britmat e njerëzve dhe kur dola pashë çfarë kishte ndodhur. Unë dhe si nënë, instinkti i nënës më bëri që të hyj dhe të mos matem shumë. Unë pashë që djali ishte i përgjakur dhe ishte zbardhur totalisht. Ishte gjallë. Një tregtare i hodhi raki. Ishin mbi 50 njerëz që e kishin rrethuar. Thërrisja për ndihmë dhe nuk reagoi asnjë, edhe pse e panë djalin përtokë. Më pas mora makinën dhe e mora djalin, e shtriva mbrapa. Bërtisja “ju lutem një burrë që ta shoqërojë” dhe nuk vinte askush. Para meje ishte një farmaciste dhe thërriste ju lutem na ndihmoni, por askush nuk reagoi. Të gjithë dilnin dhe thoshin “mos se policia, mos se ambulanca”. Më pas hyri një burrë mbrapa që i mbante plagën djalit. Djali u zgjua dhe kërkonte mamin. I mbaja dorën pas djalit. Burri i thoshte “nuk ke asgjë”. Në makinë nuk doli asnjë pikë gjakë. E vetmja gjë që mbeti në makinën time ishin këpucët me pika gjaku. E hodhëm në ambulancë me shenja jete dhe thamë “shyqyr që e shpëtuam”. E ndoqëm deri tek Ushtaraku, morëm vesh që fëmija kishte ndërruar jetë brenda në spital. Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/