У нас вы можете посмотреть бесплатно "Për një muaj durim, gjymtojnë fëmijën gjithë jetën", mundësia e dytë që prindërit çojnë dëm или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ngritja e zërit është një nga format që prindërit përdorin për të treguar autoritet ndaj fëmijës. Sipas pediatres Lira Gjika, kjo tregon padurimin e prindit dhe siç ajo shpjegon më vonë gjatë programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ngjall te fëmija ndjesinë se po krijon bezdi. Pediatrja shpjegon se në moshën 0-3 vjeç prindi rijeton këtë periudhë të tij përmes fëmijës. Ky është një afat përgjatë të cilit prindi mund të mësojë të menaxhojë veten, të tregojë durim dhe nevojitet vetëm një muaj që të ndodhin korrigjimet të cilat rregullojnë marrëdhënien me fëmijën. Ermelinda Ndoja: Ngritja e zërit shumë herë mund të shihet si vendosja e kufirit. Lira Gjika: Ngritja e zërit është padurim i prindit. I tregon fëmijës që më lodhe, më mërzite, ik tani se më dole tepër, se ne jo vetëm ngremë zërin, por lëvizim edhe me trup. Ermelinda Ndoja: Është e vërtetë doktoreshë, por është pritshmëria që shumë prindër mund të kenë ngarkesën e ditës, as që diskutohet. Lira Gjika: Po, është problem i tyre. Ermelinda Ndoja: Ndonjëherë pason te fëmija dashur, pa dashur. Lira Gjika: Për një muaj durim, do të vuajnë gjithë jetën. Për një muaj durim, gjymtojnë fëmijën e tyre për gjithë jetën. Nuk ka asgjë të keqe, ti merr, të është dhënë mundësia nga natyra, nga Zoti, si të duan që ti të korrigjosh, të rregullosh disa sjellje, komportime, të menduari të vetes tënde. Në moshën që është fëmija, ne rikujtojmë atë të parikujtueshmen, 0-3 vjeç që ne nuk e rikujtojmë dot, kur rrisim fëmijën është momenti më i mirë sepse del vetvetiu, hapet sirtari. Po të jetë pak inteligjent njeriu dhe një specialist që e ndihmon në këtë fushë, prandaj është e rëndësishme këshillimorja e fëmijës se të ndihmon të kuptosh etapat e rritjes dhe të korrigjosh sa mund gjërat te vetja jote, në sjelljet e tua, në mënyrën e të menduarit, te mendimi, te mendja jonë mund të rregullojmë ca gjëra, por ne e çojmë dëmm këtë, si gjithmonë gjërat i çojmë dëm. #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. #liragjika #teutamaci SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu