У нас вы можете посмотреть бесплатно MISH DERRI I PJEKUR ME BIRRE/PATATE TE AROMATIZUARA ME EREZA/SALLATE MIKS (Receta nga znj.Katerina) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
“Kendi i gatimit” ne Vila24 – 26 dhjetor, 2019 MISH DERRI I PJEKUR ME BIRRE DHE SPECA SHUMENGJYRESHE 1.5 kg mish derri 500 ml birrë 1 qepë 3 speca me ngjyra të ndryshme Kripë, piper i zi, piper i kuq Në një enë vendosim racionet e mishit dhe shtojmë aty birrën. E mbulojmë me letër celefon dhe e lemë për 24 orë të marinohet. Pasi mishi i derrit të jetë marinuar marrim një tavë të thellë (mundësisht të ketë kapak) dhe vendosim në të një letër kalk që nuk ngjit. Vendosim racionet e mishit, shtojmë qepën, specat, kripë, piper të zi, piper të kuq dhe lëngjet e marinadës. E vendosim më pas tavën në furrë të parangrohur për rreth 1 orë e 30 minuta – 2 orë. PATATE TE AROMATIZUARA ME EREZA 1 kg patate 1-2 qepë 1 lgj xhinxhër 2 lgj vaj ulliri Koper, majdanoz Rozmarinë, nenexhik Bishta qepësh 1 litër lëng perimesh Në një tigan të thellë hedhim vajin e ullirit, qepën dhe xhinxhërën dhe i kaurdisim për pak minuta. Më pas shtojmë patatet i lemë për 2-3 minuta sa të fitojnë nxehtësi dhe më pas shtojmë lëngun e perimeve. I lemë patatet ë ziejnë për 25-30 minuta me kapak mbuluar. Pasi patatet të jenë gati i largojmë dhe kullojmë lëngjet e mbetura. I përziejmë më pas patatet me lëngun që kulluam dhe i servirim me mish derri, bërxollë ose fileto viçi. SALLATE MIKS 1 tufë sallatë jeshile 2-3 qepë të njoma 2-3 speca me ngjyra të ndryshme 2-3 vezë të ziera 1 avokado 1-2 kastravec 2-3 domate 3-4 rrepa 80 gr ullinj 200 gr djath të bardhë Vaj ulliri Lëng limoni Uthull Kripë, piper, rigon Koper, majdanoz Përgatisim të gjitha perimet duke i prerë në fije shkrepëse përveç sallatës jeshile. Djathin e bardhë e kalojmë në blender duke shtuar pak vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe rigon dhe e kthejmë në një krem djathi të aromatizuar. Në një pjatancë vendosim në qendër salcën e djathit dhe rreth e rrotull vendosim të gjitha perimet duke krijuar një kurorë. Në qendër, mbi djathin vendosim sallatën jeshile. Përgatisim më pas salcën marinurese ku përziejmë vajin e ullirit me lëng limoni, uthull, kripë dhe piper të zi. Marinojmë sallatën dhe e kemi gati për ta konsumuar.