У нас вы можете посмотреть бесплатно Pro Business - "Elektro Shtëpiake Fieri", biznesi që lindi nga suksesi 30-vjeçar i mobilerisë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
" Pro Business" një emision nga Oljana Maloku në Tv Klan. Pas më shumë se tre dekadave sukses në prodhimin dhe shitjen e mobiljeve, familja Hysenj zgjeron horizontet e biznesit të saj. Në vitin 2025, ata hapën dyert e "Elektro Shtëpiake Fieri", një biznes i ri që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e qytetarëve, jo vetëm për shkak të gamës së gjerë të produkteve që ofron, por edhe për çmimet dukshëm më të ulëta në krahasim me tregun në përgjithësi. I shtrirë përgjatë Autostradës Fier-Lushnje në Kilometrin e 7, Elektro Shtëpiake Fieri i ka rrënjët te një histori e gjatë suksesi. Gjithçka nisi në vitin 1993 me "Mobileri Fieri", një biznes i themeluar nga sipërmarrësi Behar Hysenj, i cili hodhi themelet e forta të kësaj tradite. Sot, ky vizion vijon me përkushtim nga djemtë e tij, Luani dhe Beriklendi, të cilët drejtojnë me përgjegjshmëri hapat e rinj të biznesit familjar. Është një histori e gjallë, ku çdo anëtar i familjes kontribuon me zemër për të ofruar më të mirën për qytetarët. Por, si lindi ideja për të ngritur një biznes me elektroshtëpiake? Teksa qytetarët e kishin krijuar prej vitesh besimin te mobiljet, ata filluan të kërkonin edhe produkte të tjera për shtëpinë, si pajisjet elektroshtëpiake. Pas kërkesave të shumta, kjo nevojë u konkretizua në biznesin e ri që tashmë është fokusi i emisionit "Pro Business". Në dy kate dhe në një sipërfaqe prej 800 metrash katrorë, janë vendosur qindra brande të markave më të njohura. Aty gjendet departamenti i pajisjeve për kuzhinën, produkte për kujdesin e pastërtisë, pajisje të vogla elektroshtëpiake, kondicionerë dhe shumë të tjera. Një nga pikat më të forta të këtij biznesi është integrimi me "Mobileri Fieri". Të dyja bizneset funksionojnë të integruara me njëra-tjetrën, duke prezantuar oferta të ndryshme për të plotësuar çdo kërkesë. Konkretisht, nëse mobiloni të gjithë shtëpinë tek "Mobileri Fieri", çdo pajisje elektroshtëpiake e merrni me 50% ulje tek "Elektro Shtëpiake Fieri". Përveç kësaj oferte tërheqëse, mundësohen edhe pagesa me këste për të lehtësuar çdo buxhet. Çdo produkt shoqërohet me fletën e garancisë dhe ofrohet transport brenda dhe jashtë Shqipërisë. Arkitektët dhe dizajnerët e brendshëm janë ndër profesionistët që e theksojnë më fort rëndësinë e blerjes së mobiljeve dhe elektroshtëpiakeve në një vend të vetëm. Për ta, çdo detaj në hapësirën e banimit ka rëndësi dhe ndikon në perceptimin e përgjithshëm të ambientit. Kur mobiljet dhe pajisjet elektrike zgjidhen veçmas, në dyqane të ndryshme dhe pa një vizion të unifikuar, rreziku për të prishur harmoninë estetike është shumë i madh. Duke i zgjedhur të gjitha bashkë, arkitektët sigurojnë që linjat, ngjyrat, materialet dhe përmasat e të gjitha elementeve të jenë të koordinuara në mënyrë perfekte, duke krijuar atë ekuilibër vizual që e kthen shtëpinë nga një thjesht grumbull objektesh në një ambient të menduar, funksional dhe estetikisht të kënaqshëm. Në një intervistë për emisionin "Pro Business", arkitektja Kilda Markja theksoi edhe aspektin financiar të kursimit teksa bën blerje në këtë formë, duke e bërë këtë zgjedhje të dyfishtë fitimprurëse për konsumatorin. Ndiqni për më tepër emisionin e plotë! SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/