У нас вы можете посмотреть бесплатно A shkaktojnë rritje në peshë medikamentet në Fertilizim In Vitro? или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një nga fazat e Fertilizimit In Vitro është edhe stimulimi i vezoreve. Medikamentet stimulante kanë si efekt shtimin e numrit dhe të dimensioneve të folikujve që zhvillohen në vezore. Përgjatë një cikli normal, vetëm një folikul do të rritet dhe do të maturohet. Kur ky folikul të ovulojë do të çlirojë vetëm një vezë (ovocit). Zhvillimi i më shumë folikujve kuptohet që rrit shanset për sukses në Fertilizim In Vitro. Më shumë vezë do të thotë më shumë embrione cilësore në dispozicion të pacientes … dhe prandaj kemi më shumë shanse. Kjo është edhe arsyeja se përse duhet të stimulohen vezoret gjatë Fertilizimit In Vitro. Çfarë medikamentesh përdoren për stimulim në IVF? Shumica e medikamenteve të përdorura për stimulim të vezoreve në IVF janë derivate të ngjajshme me hormonet që normalisht prodhohen nga trupi i femrës. Një pjesë e këtyre medikamenteve shërben për të rritur më shumë folikuj nw vezore, ndërkohë që një pjesë tjetër jepen me qëllim përgatitjen e mitrës për të “mirëpritur” embrionin pas transfertës. Shumica e këtyre medikamenteve hormonale janë në formë injeksionesh, ndërsa të tjerat merren me rrugë orale ose vaginale. A shkaktojnë rritje në peshë hormonet që përdoren në IVF? Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta që kanë pacientet përpara se të nisin një cikël IVF. Gjatë stimulimit hormonal, vezoret zhvillojnë dhe rrisin shumë folikuj. Në varësi të përgjigjes së vezoreve kemi edhe rritje të nivelit të hormoneve në gjak. Kjo shkakton edhe një retension hidrik në organizëm. Për këtë shkak një pjesë e pacienteve mund të ndihen sikur kanë shtuar në peshë gjatë stimulimit. Për fat të mirë, pas aspirimit të ovociteve (mbledhjes së vezëve), niveli i hormoneve në gjak bie në mënyrë drastike. Pas kësaj, ajo sasi uji e mbajtur në organizën gjatë ditëve të stimulimit, eliminohet. Pra nuk ka një ndryshim në peshë për shkak të shtimit të indit dhjamor në trup gjatë stimulimit hormonal. Kemi vetëm një farë retensioni hidrik i cili është kalimtar dhe zhduket pas mbarimit të stimulimit.