У нас вы можете посмотреть бесплатно E lidhin vaksinën e fruthit me autizmin/ Alimehmeti:Thirrini logjikës, nëse do të ishte e vërtetë... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Fruthi rikthehet në Shqipëri! Ky informacion u konfirmua nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, e cila tha se në total janë 11 raste të konfirmuara nga ISHP dhe një rast i konfirmuar nga një laborator tjetër. Futja e fruthit në vendin tonë vjen pas alarmit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se në gjithë Evropën po rriten rastet me fruth. Tema e kësaj të enjteje, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, kishte të bënte pikërisht me këtë sëmundje ngjitëse. Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i cili ndodhej në studio, bëri një thirrje për sa i përket njerëzve që mendojnë se vaksinat kundër fruthit, shkaktojnë autizëm. Ai u shpreh se arsyeja pse autizmi është në rritje, ka të bëjë me ndotjen ambientale dhe jo me vaksinat. Sipas tij, nëse kjo do të ishte e vërtetë, rënia e vaksinave do të ishte e barabartë me uljen e autizmit. Ilir Alimehmeti: Tani mos të bëhem teknik unë, do i thërrasim logjikës së ftohtë? I gjithë brezi jonë këtë vaksinë e ka bërë. Sa ka qenë prevalenca e autizmit në brezin tonë? Ne e kemi bërë të gjithë. Një element. I dyti element, prevalenca e vaksinës, është më e lartë në zonat rurale se në zonat urbane. Autizmin e shohim në të kundërtën; është më shumë në zonat urbane sesa në zonat rurale. Dhe e treta, më e rëndësishmja, në qoftë se kjo do të ishte e vërtetë, që kjo vaksinë shkakton autizmin, kjo rënia e madhe e vaksinimit, duhet të shoqërohej me rënie të autizmit, kjo është logjika. Ndërkohë autizmin e kemi në rritje. Do të thotë që këtu nuk kemi absolutisht asnjë lidhje. E vërteta e autizmit është ndotja, ndotja ambientale. Kjo është arsyeja pse është në zonat urbane, kjo është arsyeja pse po rritet tani, industrializimi, gjithë ai smog. Fatkeqësisht, ndotjen e zinxhirit ushqimor ne nuk jemi në gjendje ta studiojmë. Kur them ne, them shkenca. Dimë diçka mbi ajrin, dimë diçka mbi ujin, pak më e vështirë mbi dheun, por zinxhirin ushqimor e kemi shumë të vështirë, por të gjitha studimet po çojnë atje. Është tek ndotja! Mos t’i heqim fëmijës një mbrojtje të madhe, që e dimë shumë qartë që s’ka asnjë lidhje, ndërkohë që kemi këtë problemin tjetër. Por derisa ne t’i hyjmë në themel dhe ta gjejmë tamam, e të kuptojmë, mos të humbim këtë. Ky është ai ndërgjegjësimi, ky është ai informimi që ne duhet të japim. Logjikë e thjesht, vaksinat bien, autizmi shtohet. /tvklan.al #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu