У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Parlamenti votoi kundër kërkesës së SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku. Me 82 vota kundër të maxhorancës socialiste dhe 47 pro të deputetëve të opozitës u rrëzua kërkesa për ndryshimin e masave të mëparshme, dhënë nga Gjykata e Posaçme, ajo e pezullimit nga funksionet qeveritare dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit. Në raportin e tyre të lexuar nga Oerd Bylykbashi, demokratët kërkuan të mos pengohej drejtësia. Ky votim, për opozitën, përbën provë se socialistët po pengojnë edhe procesin e integrimit. Ulsi Manja, që u sugjeroi kolegëve ta rrëzonin kërkesën e SPAK-ut, u kujtoi demokratëve standardin e treguar me kërkesën e SPAK-ut për Berishën në vitin 2023. Sipas relatorit socialist të Këshillit të Mandateve, për vepra si ajo e prishjes së barazisë në tendera, hetimi në gjendje të lirë është standard i vendosur nga vetë Prokuroria e Posaçme në këto vite, çka nuk pengon drejtësinë të vijojë hetimet. I pranishëm në Parlament ishte edhe kryeministri, i cili e la sallën kur po lexohej raporti i demokratëve dhe u rikthye më pas për të dëgjuar Ulsi Manjen dhe për të votuar ashtu siç sugjerohej në raportin e socialistëve. Deputetët e opozitës, në mënyrë demonstrative, nisën goditjen e tavolinave, bllokuan foltoren dhe penguan vijimin e mëtejshëm të seancës plenare. Me propozimin e socialistëve u kalua direkt në votimin e çështjeve të tjera në rendin e ditës dhe seanca u mbyll në pak minuta. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/