У нас вы можете посмотреть бесплатно Uniko – "Bana King" dhe kokainë! Intervistë ekskluzive me Trifon Murataj или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
SHIKO EDHE: Misteri i kokainës në Portin e Durrësit! - • Uniko - Misteri i kokainës në Portin e Dur... Më 28 Dhjetor 2021, në Romanat të Durrësit një kamion i kompanisë “Bana King” u grabit ndërsa brenda të njëjtit konteiner policia gjeti dhe sekuestroi 119 kg kokainë. Më 16 Korrik 2022, një tjetër konteiner me banane i kompanisë “Bana King” nuk kishte plumbçen dhe konteineri ishte i hapur dhe rezultoi se mungonin 49 arka me banane. Brenda tij nuk u gjetën lëndë narkotike, por policia dyshoi se ka pasur kokainë. Për të sqaruar këto dy episode, për herë të parë flet Presidenti i kompanisë “Bana King”, Trifon Murataj. Spartak Koka: A mund të na sqaroni çfarë po ndodh me dy raste? Rasti i fundit është i datës 16 Korrik, janë arrestuar 20 persona, mes tyre edhe dy punonjës tuaj. Në kontenierin i cili transportonte banane të ‘Bana King’ kompanisë tuaj është konstatuar kontenieri pa plumbçe. Pas kontrollit të policisë janë 49 arka me banane që mungojnë, çfarë po ndodh? Si jeni vënë në dijeni të rastit të dytë pastaj do kalojmë edhe tek rasti i parë që bëri shumë më shumë bujë për faktin se u kapën dhe u gjetën 119 kg kokainë. Trifon Murataj: Unë jam me vite në këtë biznes dhe kam dëgjuar që ky është një biznes me rrezikshmëri të lartë. Në gjuhën tregtare quhet ‘kontaminim’, pra kur lënda narkotike arrin të futet në kontenier bananesh apo dhe në produkte të tjera mishi, ushqimore, këpucë etj quhet kontaminim. Pra kemi të bëjmëme kontaminim kontenieri, në rastin e parë. Zotëri unë porosis banane në Ekuador, siç të thash edhe më parë ‘Bana King L.C’ kompani amerikane ku unë e drejtoj dhe administroj prej vitesh. Është një kompani që porosit banane në Ekuador, Kosta Rikë, Meksikë, Guatemalë, në gjithë Amerikën Latine. Spartak Koka: Por ju jeni të përqendruar në Ekuador? Trifon Murataj: Në Ekuador 80%, 20% e marrim edhe nga Kosta Rika. Unë marr telefonin dhe porosis sasinë me banane. Unë isha ëndërrimtari i 10 kontenierëve në muaj dhe sot unëjam menaxhuesi i 200-250 kontenierë në muaj. Spartak Koka: 250 kontenierë në muaj që vijnë për ‘Zico SH.A’ në Shqipëri? Trifon Murataj: Që porosit ‘Bana King L.C’ nga Amerika se çon banane dhe në Koper, Bar të Malit të Zi, Greqi. Nuk është vetëm për ‘Zico SH.A’, ‘Bana King L.C’ është brand, një kompani amerikane që shet në shumë vende ku është edhe ‘Zico sh.a’ dhe do t’i përgjigjem pyetjes direkt. Po nuk mund të përgjigjem një pyetje pa bërë sqarimin. Atëherë unë me cilësinë e porositësit ngre telefonin dhe them: Përshëndetje, zotëri eksportues ekuadorian për këtë javë unë dua 40 kontenierë banane. Në moment që porosis 40 kontenierë banane porositen nga unë dhe familja ime, nga askush tjetër. Pra nuk kam punonjës që merren me Ekuadorin përveç se vetë dhe familjes. Spartak Koka: Duke qenë zotërues i kompanisë amerikane ‘Bana King’ porosisni dhe sillni mallin në Shqipëri. Trifon Murataj: Sasinë edhe për ‘Zico SH.A’ e cila e shpërndan edhe më gjerë në rajon. Në momentin që unë e porosis këtë mall jam i qartë çfarë kam porositur, 1200 arka banane dhe porosisim 1200 dhe pa baleta për arsye kostoje. Spartak Koka: Atëherë droga si hyn në kontenierët me banane? Sepse ju folët pak më përpara që është një biznes me rrisk të lartë kontaminimi nga trafikantët. Trifon Murataj: 100%. Spartak Koka: Nisur edhe nga fakti që vitet e fundit kontenierët me banane kanë qenë me probabilitetin më të lartë për t’u kontaminuar. Trifon Murataj: Po, edhe janë aktualisht dhe do të jenë. Grupet kriminale të mirëorganizuara, nuk janë grupet shqiptare fundore. Janë grupe që bota, të mirëorganizuara të narkotrafikut. Spartak Koka: Ta bëj pyetjen më konkrete, ju që nga viti 2018 në portin e Durrësit kanë filluar të kapen ngarkesa me sasi të lartë kokaine 614 kg, 139 kg e me radhë e me radhë. Gjatë këtyre viteve morët masa? U shqetësuat pse po kapeshin kaq shumë? Ju nuk jeni kompania e parë ku po kapet lëndë narkotike, ju jeni kompania e tretë brenda 4 viteve. Kokainë është kapur tek ju në Dhjetor 2021 apo jo? Trifon Murataj: Të kërkoj ndjesë, do të korigjoj pak, nuk është kapur është konstatuar. Kapje do të thotë njeriu që e prek me dorë, që do ta menaxhoj atë që ka futur edhe të shkoj në destinacion për ta shitur, se narkotrafiku e merr për ta shitur. Spartak Koka: Po në rastin e parë si u konstatua? Trifon Murataj: Ti ndajmë gjërat, jo kapur, konstatuar. #Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/