У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Veliaj reagon për kthimin në detyrë dhe shënjestron: Do bëj çdo gjë që... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Nga qelia e Burgut të Durrësit, Erion Veliaj thyen heshtjen për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e riktheu në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës. Një javë pas vendimit të Kushtetueses në favor të tij, kryebashkiaku Veliaj thekson se ky nuk ishte një vendim vetëm për të, por për demokracinë shqiptare dhe qytetarët që e votuan. “Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët. Drejtësia kushtetuese foli. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës. Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij”. Më t’iu rikthyer mandati i kryebashkiakut, Veliaj merr në dorë drejtimin e Tiranës nga qelia, ndërsa ka dhe një mesazh për ata që do tentojnë ta ndalin në ushtrimin e detyrës. “Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron. Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua. Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar. Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!” Erion Veliaj u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, me argumentin e mosparaqitjes në detyrë për më shumë se tre muaj. Ai ankimoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi ta rikthejë në detyrë, duke mos pranuar dhe dekretin e Presidentit për zgjedhje në Tiranë. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #ErionVeliaj#GjykataKushtetuese#TopChannelNews