У нас вы можете посмотреть бесплатно 21 vite jetë dhe shumë plagë, fëmijëria e pajetuar e Belakisës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kur u duk se jeta e Belakisës dhe familjes së saj po merrte një kthesë të mirë pasi babai ia doli të mos përfshihej më në lojërat e fatit, rrjedha ndryshoi sërish. Familja, e cila deri në atë moment po përballej me vështirësi ekonomike e kredi të shumta, pësoi edhe një humbje të fortë. Belakisa tregon në “Ka Një Mesazh Për Ty” se gjyshja jetoi për tre vite me ta, por vuante nga skleroza dhe kërkonte kujdes të veçantë. Për të lehtësuar nënën e saj që ishte shtatzënë, Belakisa kujdesej jo vetëm për gjyshen, por edhe për shtëpinë. Rrëfimi i saj në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan është një dëshmi sesi rrethanat e detyruan të rritej para kohe, edhe pse është vetëm 21 vjeçe. Belakis: Në atë periudhë gjyshja nuk ndihej mirë, vazhdon të vuajë nga skleroza, donte një person nga mbrapa. Ne ishim në shkollë, mami ishte në punë. Duke qenë se hallën e kishim afër, na ndihmonte shumë gjatë kohës që ne ishim të zënë, pastaj pjesa tjetër, isha edhe unë. Ditëve që kisha pushime isha me gjyshen. E laja, e shpëlaja, i ndërroja pelenat, sadopak t’i vija në ndihmë mamit. Lindi edhe vëllai në të njëjtën periudhë. Pas një periudhe gjyshja ndërroi jetë. Në atë periudhë në fakt ne merrnim gjatë gjithë kohës kredi të njëpasnjëshme për të rregulluar copëzat e shtëpisë duke qenë pajisjet shtëpiake, nuk është se kishim një lavatriçe apo lavaman brenda, diçka. Unë nuk është se dija të laja rroba, mësova t’i laja. Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti Bela atëherë? Belakis: Unë mbaj mend që kur kam mësuar për herë të parë të zë bukën, kam qenë 10 vjeç. Ardit Gjebrea: Pra 10 vjeç zije bukën, pastaj fillove të laje rrobat me dorë...dhe kështu vazhdoi jeta jote. Sa vjeç je ti sot në fakt? Belakis: Unë sot jam 21, 21 mbush nesër. Me humbjen e gjyshes, babai i Belakisës pësoi një goditje të fortë emocionale që u pasua edhe nga ajo e shokut të ngushtë. Belakis: Unë isha mësuar me gjyshen që ajo u bë si një fëmijë në atë periudhën që ishte sëmurë dhe gjatë kohës që flinte gjumë, nuk flinte me asnjë tjetër përveçse me mua duke qenë se isha më afër. Mbaj mend që kur kemi qenë të vegjël na këndonte ninulla. Ato ninulla ia këndoja unë që ta vendosja gjyshen në gjumë. Ardit Gjebrea: Sa e bukur! Belakis: Kur gjyshja humbi jetën, ka qenë jo vetëm për babin, por edhe për mua ka qenë shumë e vështirë. Ardit Gjebrea: Humbja e gjyshes nuk e riktheu te bixhozi? Belakis: Jo, nuk e riktheu te bixhozi, por humbja e gjyshes e bëri babin të humbiste edhe veten. Ardit Gjebrea: Që do të thotë? Belakis: Nuk ishte më i përqendruar, nuk ishte fare me ne, ishte dhe akoma nuk është, nuk e ka marrë disi veten. 2-3 vite më pas, babi humb edhe shokun e tij të ngushtë. Këto dy humbje të njëpasnjëshme e bënë atë të humbiste komplet përgjegjësinë familjare, nuk ishte prezent. Ishte fizikisht, por jo shpirtërisht. Barra peshoi mbi nënën e Belakisës dhe pavarësisht se gjithë familja punonte, nuk po arrinin dot t’ia dilnin me shpenzimet, derisa erdhi edhe një goditje tjetër. Belakis: Babi bën dy aksidente të njëpasnjëshme me makinë, me dy makina të ndryshme dhe këto makina ishin të dyja të marra me borxhe. Babi shpëtoi shëndoshë e mirë shyqyr Zotit, por që ekonomia ra prapë shumë poshtë. Sado mundoheshim me punë, unë vazhdova të bëja dy punë gjatë gjithë verës, këtë verë, vëllai punonte, mami punonte, babi punonte, por prapë nuk...janë aq të rënda dhe të mëdha. E Diela Shqiptare, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim live. Struktura e programit: “Ka një mesazh për ty”, “Quiz me 5 Yje”, “Të panjohurit”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power Kidz”, etj. Ndërsa që prej vitit 2003, bashkëprodhon me Klan festivalin më prestigjioz të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”, live nga Pallati i Kongreseve. #EDielaShqiptare #ArditGjebrea #TVKlan #belakis #aida #nene #vajze #sakrifice #kancer #semundje