У нас вы можете посмотреть бесплатно “Obeziteti, kequshqyerja...” Mentor Petrela tregon shkaktarët e problemeve të shëndetit mendor или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.{ SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! I ftuar në “Aldo Morning Show” profesor Mentor Petrela foli për shëndetin mendor dhe për faktin që tashmë kjo është kthyer në një fenomen, jo vetëm për shoqërinë tonë,por për të gjithë globin në tërësi. Gjatë fjalës së tij ai renditi faktorët që shkaktojnë sëmundjet e shëndetit mendor, ndër ta ai përmendi obezitetin, kequshqyerjen dhe mungesën e aktivitetit fizik. Mentor Petrela: Sëmundjet e shëndetit mendor që njihen, skizofrenia, depresioni, këto mbeten po këtu, nuk kanë ndonjë shtesë. Duhet të kuptojmë që truri jonë nuk është një kompjuter siç e mendojnë njerëzit sepse truri jonë lidhet me turpin, pra ka emocione, ka kreativitetin që është kryesorja. Nëse e vendos truri në vështirësi për këto nuk funksionon në mënyrë normale, por është trupi që e mban. Një pjesë e njerëzve kanë probleme të vëmendjes dhe bëjnë atë vrasjen e kohën, kurse një pjesë e të moshuarve janë drejt demencave. Pra kemi trupin dhe duhet të kuptojmë që nga ky trup dalin shumë substanca që e ushqejnë trurin. Sot flitet shumë për mikrobiomën pra për ato 2 kilogramë mikrobe që kemi në zorrë, këto janë të nevojshme që truri të funksionojë mirë dhe po të na i heqin këto ka ndikim negativ për trurin. Mund t’iu duket e çuditshme, por ka filluar të quhet zorra truri i dytë, pra kemi sëmundjen e parkinsonit që është problem në tru. Një ushqim i mirë sa më bio, pa kripë dhe pa sheqer të tepërt. Nga studimet është parë që në një picë ka 15 gram kripë që është një sasi sa për gjithë javën, kjo përkthehet në tensione dhe në probleme të trurit. Industria e sheqerit dhe kripës kanë realizuar shumë, por kanë dëmtuar shumë popullsinë sepse ne kemi obezitetin problemin e shekullit. Obeziteti nuk është i shëndetshëm për trurin sepse krijon një inflamacion të brendshëm i cili dëmton trurin. Pra janë shumë faktorë: është obeziteti, ushqimi, aktiviteti fizik Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/