У нас вы можете посмотреть бесплатно Ibn Uthejmin - Nuk duhet ti referohemi imsakut në kalendar për të ndalur ushqimin dhe pijen или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Pyetje drejtuar Ibn Uthejmin-it ⬇️ Pyetësi: Thotë: A i lejohet agjëruesit të vonojë ndalimin nga ushqimi derisa të thërret ezani për namazin e sabahut, apo duhet të jetë i kujdesshëm dhe të ndaloi nga ushqimi dy apo tre minuta para ezanit? Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Allahu subhanehu ue te'ala, thotë : "...وَتِلْكَ حُدُودُ اللَّهِ ومن يتعد حُدُودَ اللَّهِ فَقَدْ ظَلَمَ نَفْسَهُ..." Këto janë kufijtë e caktuar nga Allahu dhe kushdo që i kalon kufijtë e Allahut, me siguri i ka bërë padrejtësi vetes. [At-Talak' 65:1] "Allahu subhanehu ue te'ala, i ka caktuar agjëruesit; një kohë për të hequr dorë nga ushqimi(për t'u përmbajtur) dhe një kohë për të prishur agjërimin e tij. Për sa i përket kohës për t'u përmbajtur(nga gjërat e ndaluara), Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë e agimit nga fija e zezë (e natës)." Pra, Allahu e vendosi kufirin e të ndaluarit/përmbajturit nga ushqimi me ardhjen e agimit (nga qielli), dhe nuk është fare nga sunneti që njeriu të përmbahet(nga ushqimi dhe pija) para(ardhjes së) agimit si masë paraprake(e siguris) apo(të mendojë) t'i afrohet Allahut të Madhëruar(me këtë bid'ah), sepse kjo është të afrohesh me Allahun e Madhëruar në çështje që Ai nuk e ka urdhëruar dhe kjo është një masë paraprake e pavend dhe Profeti, salAllahu a'lejhi ue selem, u tha shokëve të tij: “Bilali thërret ezanin natën, kështu që hani dhe pini derisa të thërrasë ezanin Ibn Umm Maktum”." [074a-نور على الدرب] Agjëruesi duhet të përmbahet nga gjërat e ndaluara që e prishin agjërimin që nga Fillimi i agimit të dytë dhe janë dy agime në Islam; AGIMI I PARË (el-Fexhr el-Euel ) - që ndryshe njihet si Agimi i Rremë/ jo i vërtet; që është bardhësia që ngrihet lart nga qielli pa asnjë penges ,d.m.th drita shtrihet për së gjati nga lindja në perendim. Dallimi i dytë i këtij agimi është se nuk zgjatë shumë, kjo dritë është për një kohë të shkurtë dhe pastaj errësohet.. AGIMI I DYTË (el-Fexhr eth-Theni) - që ndryshe njihet si Agimi i Vërtet (el-Fexhr es-Sadiku) që shfaqet në të gjithë horizontin; në të cilin agjëruesi ndalon nga gjërat e ndaluara dhe me këtë ndales fillon edhe koha e namazit dhe Profeti, salAllahu alejhi ue selem e shpjegoi duke thënë: "Bilali thërret ezanin kur është ende natë (para agimit të vërtet), kështë që hani dhe pini derisa thërret ezani tjetër (pra, ezanin që thërret Ibn Um Maktum - Ibn Maktum ishte njeri i verbër që nuk e thirrte ezanin derisa t'i thuhej se kishte ardh agimi i vërtet.)" Ibn Um Maktum, radijAllahu anhu, ishte kusheriu i vogël/më i ri i Khatixhes, radijAllahu anaha. Gjithashtu Allahu subhanehu te'ala thotë: "... Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë e agimit nga fija e zezë (e natës)...", d.m.th, hani dhe pini deri në agimin e vërtetë; e jo si sot që kanë futur këtë bidat/risi/shpikje në fe që kinse duhet ndalur nga ushqimi, pija dhe gjërat e tjera të ndaluara duke u referuar në kalendar me Imsak, që të lihet 5, 10, 15 apo edhe 30 e më shumë minuta para kohës së vërtetë. [Materialet nga Esh-Sherh El-Mumti' 2/107-108]