У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - GJL do të rishohë praktikën e masës së 'arrestit në burg' или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ndryshimet ligjore të një dekade dhe disa vendime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që ka gjobitur Shqipërinë për paraburgim të paarsyetuar, kanë bërë që kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, të thërrasë Kolegjet e Bashkuara për të riparë praktikën e masave të arrestit në burg nga gjykatat. Praktika unifikuese mbi kriteret për caktimin e një mase që kufizon lirinë është e tetorit 2011 dhe, sipas njoftimit të Gjykatës së Lartë, gjatë viteve 2017–2021 Kodi i Procedurës Penale ka pësuar ndryshime. Gjykata e Lartë: Së pari, ndryshim me peshë për masat e sigurimit lidhet me nenin 228/3/a të KPP, i cili kërkon që, kur masa justifikohet me rrezikun ndaj provës, ky rrezik të mbështetet “bazuar në rrethana fakti që duhet të tregohen posaçërisht në arsyetimin e vendimit”. KPP parashikon shprehimisht se vendimi merret në dhomë këshillimi dhe “jepet i arsyetuar”. Vendimmarrja mbi lirinë personale duhet të jetë e arsyetuar në mënyrë të tillë që të jetë e kontrollueshme dhe e verifikueshme, jo e mbështetur në formulime standarde. Në të njëjtën linjë, sipas Gjykatës, janë edhe tre vendime të Gjykatës së Strasburgut. Gjykata e Lartë: Ajo ka vendosur një standard të qartë: paraburgimi nuk justifikohet me formula stereotipe, por vetëm me arsye “relevante” dhe “të mjaftueshme”, të mbështetura në rrethana konkrete, të individualizuara dhe të kontrollueshme. Në këtë linjë, çështjet Hysa, Gëllçi dhe Muçaj ofrojnë të njëjtin orientim themelor: (i) dyshimi i arsyeshëm është kusht i domosdoshëm, por jo i vetmi; (ii) rreziku nuk mund të prezumohet në mënyrë abstrakte; dhe (iii) vazhdimësia e kufizimit të lirisë kërkon justifikim gjithnjë e më të kujdesshëm në kohë. Rishikimi i praktikës nga Gjykata e Lartë vjen në mesin e një debati politik mbi arsyetimin e caktimit të masave të arrestit në burg. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/