У нас вы можете посмотреть бесплатно Alida Hisku:Rojet na hidhnin nje batanije ne koke dhe... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Alida Hisku kengetare e njohur te ciles i eshte dashur te kaloje neper torturat e komunzimit.Ka filluar të këndojë që në festivalet e pionierëve në Tiranë, festivalet e të rinjve dhe në shumë festivale të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj. Ka marrë pjesë në 10 festivale kombëtare të RTSH-sëNë fakt ju dukeni aq energjike dhe rinore. E dashur Alida, ka mbetur pak e mjegullt historia e arrestimit tuaj. Si ju ndodhi që ju arrestuan? Nuk ka qenë kaq e thjeshtë, sa ç’tregohet për një ditar apo jo? -Ka qenë kaq e thjeshtë, sepse të thjeshtë e bënë ata që bënë këtë puç tek unë. Në atë kohë unë studioja në vitin e fundit për shkenca politike në institutin “Vladimir I. Lenin”. Kisha bërë edhe stazhin e partisë (kështu quhej në atë kohë puna që duhej të bënte në prodhim një komunist). Sapo isha bërë edhe anëtare e Partisë. Isha e sinqertë në ato që bëja, se mendoja se me shembullin tim u tregoja të gjitha moshatareve të mia, grave që ishin në një nivel me mua: Hej shoqe, gjithçka mund të bëhet. Se unë jam edhe nënë me fëmijë, edhe bëj shkollën, aktivitetet, punën e rris edhe fëmijën. Ky ishte sinqeriteti dhe qëllimi im, pa asnjë lloj shpërblimi dhe vlerësimi tjetër. Kur mua më arrestuan, babai im ishte ende sekretar partie. Në shtypshkronjë ai njihej si njeriu më i drejtë që besonte në idealin e Partisë. Ka vajtur në prokurori dhe ka dorëzuar teserën e partisë (Alida Hisku nis të qaj) …. Babai iu tha: “Unë po ua jap teserën, por vajza ime nuk e meriton të shkojë atje ku e keni çuar ju…”