У нас вы можете посмотреть бесплатно Emisioni 112, ep 20 - Fëmijët vjedhin dyqanin 30 minuta para ndalim lëvizjes, por i kapin kamerat или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në episodin 20 të emisionit 112 do të ndiqni: VIDEO/Fëmijët vjedhin dyqanin 30 minuta para ndalimit të lëvizjes, por filmohen nga kamerat e sigurisë. VIDEO/Bagazhi i hapur i makinës tërheq vëmendjen e efektivëve gjatë patrullimit Këtë javë në Emisionin 112 jemi me patrullën e Komisariatit Nr. 4 ndërsa kryeqyteti po kalon një tjetër javë në masa kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Ne ju sjellim video ekskluzive nga puna e përditshme e Policisë së Shtetit gjatë këtyre ditëve të vështira që vendi po kalon. Gazetar: Antonio Çakshiri ________ TIRANË - Ndërsa dyqanet në kryeqytet po përgatiteshin të mbylleshin për shkak të orarit të kufizuar për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dy djem të mitur vjedhin xhiron ditore të një dyqani në zonën e Xhamllikut. Në këtë episod të Emisionit 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri jemi me patrullën e Komisariatit nr. 4, me efektivët që reagojnë të parët në vendngjarje pasi marrin njoftimin rreth orës 17:20. Nga dëshmia e marrë nga shitësja në dyqan, njëri nga djemtë kishte tërhequr vëmendjen e saj në një pjesë të dyqanit ndërsa një tjetër djalë i mitur ishte futur në dyqan dhe kishte shkuar tek arka, ku kishte marre rreth 25 mijë lekë të reja. Metoda e përdorur nga dy djemtë rreth 10 dhe 15 vjeç është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit ndërsa nga punonjësit e policisë po punohet për kapjen e tyre mbi bazë të analizimit të pamjeve filmike. Dy fëmijët ishin veshur me të zeza ndërsa nga shitësja vjedhja është zbuluar vetëm 20 minuta pas largimit të dy djemve. Patrulla e policisë me të cilën jemi ne të Emisionit 112 këshillon pronarët të bëjnë denoncim në komisariat ndërsa rikthehet në patrullim në zonën e Komisariatit nr. 4. Teksa patrullojnë rrugët, rreth orës 19:30 nga efektivët konstatohen dy djem të mitur të veshur me të zeza pranë zonës së Xhamllikut, duke qenë se janë edhe orët e kufizimit të lëvizjes dy djemtë ndalohen për tu verifikuar nëse kanë apo jo lidhje me rastin e vjedhjes. (Shikoni emisionin e plotë për të parë se çfarë ndodh në këtë rast) Në orët e mbrëmjes nga efektivët e policisë pikaset një makinë e parkuar me bagazhin e hapur. Nga efektivët lajmërohet salla e komandimit ndërsa ata dyshojnë se bagazhi mund të jetë hapur edhe vjedhur, ndërsa ata duhet të gjejnë pronarin e makinës . Për të parë se çfarë ndodh në këtë rast shikoni emisionin e plotë 112, episodin 20.