У нас вы можете посмотреть бесплатно Kimioterapia e personalizuar zhduk tumorin në stadin 4 në stomak – Spitali Amerikan 3 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kimioterapia e personalizuar zhduk tumorin në stadin 4 në stomak Nuk janë të rralla rastet kur sëmundja e vendos jetën e njeriut në fije të perit, por kur profesionalizmi i mjekut ndërthuret me besimin e pacientit mund të ndodhë mrekullia. Kështu i ka ndodhur znj. Neranxa Dedeniku e cila falë trajtimit specifik të mjekes onkologe Daniela Bega dhe stafit të mjekëve të Departamentit të Onkologjisë në Spitalin Amerikan 3, ka arritur të mposhtë sëmundjen e frikshme që i kërcënonte jetën. Pas vizitave dhe trajtimeve të ndryshme mjekësore që kishte kryer më herët, gjendja e nënës së 4 fëmijëve nuk po përmirësohej, përkundrazi. Me simptoma të rënduara, pacientja iu drejtua Spitalit Amerikan 3 ku iu nënshtrua ekzaminimeve imazherike të cilat treguan prezencën e një mase të madhe tumorale në stomak. Një diagnozë e rëndē për 44-vjeçaren, që kërkonte ndërhyrje të menjëhershme mjekësore: trajtimi i personalizuar me kimioterapi, i vendosur nga doktoreshë Daniela dhe grupi i mjekëve specialistë të Departamentit të Onkologjisë, bënë diferencën. Sot, pacientja nuk ka më asnjë gjumë të tumorit. Nuk mund të ketë veçse fjalë falënderimi dhe mirënjohje për profesionalizmin e Dr.Danielës dhe stafit të mjekëve dhe infermierëve të Departamentit të Onkologjisë që i shpëtuan jetën Znj.Neranxa që shton se komunikimi i ngrohtë dhe përkushtimi maksimal që i dedikuan gjatë periudhës së qëndrimit në spital e bënë të harronte se ishte e sëmurë. Znj.Neranxa tashmë e ka kaluar sëmundjen dhe është kthyer t'i gëzohet jetës pranë familjes së saj. Spitali Amerikan i uron asaj dhe familjes së saj shëndet të plotë! Spitali Amerikan, përqafoje jetën!