У нас вы можете посмотреть бесплатно Dalin detajet si u ekzekutua kreu i ISIS или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një ditë pas vrasjes së kreut të organizatës terroriste, Shteti Islamik dhe mediat kanë publikuar detaje të reja nga operacioni. Ndërsa reagimet nga brenda dhe jashtë Sirisë kanë qenë të ndryshme. Mediat amerikane kanë zbuluar detaje të reja mbi këtë operacion, që sipas CNN nisi pak orë pas dritës jeshile, që i kishte dhënë presidenti Tramp kërkesës së Departamentit të Mbrojtjes. Urdhëri ishte kërkuar të kapej i gjallë ose i vdekur. Banesa ishte nën mbikqyrje prej disa javësh, por informacionet se ai ishte zhvendosur në fshatin Barisha, pranë Idlibit qarkullonin prej 5 muajsh. Të dhënat e siguruara nga militantët kurdë vunë në lëvizje CIA-n. Por si e kanë pritur banorët e zonave të pushtuara dikur nga xhihadistët në Siri e Irak, lajmin për vrasjen e Al-Bagdadit. Ish i burgosur nga xhihadistët, Foad Khairalla: Falë zotit mbaruam punë me terrorizmin. Al Bagdadi u vra. Me shpresë tek Zoti, të heqim qafe edhe një tjetër kriminel,Bashar al-Asadin. Mahmud Said Davud: S’jam as i gëzuar, as i hidhëruar. Xhihadistët na poshtëruan, na varfëruan, na bënë të flinim në dysheme. S’bënim dot të paktën as një jetë modeste. Njëkohësisht jemi të trishtuar se ai ishte mysliman. Vrasja e Al-Bagdadit është përshëndetur nga udhëheqësit perëndimorë, ndërsa Rusia dhe Kina thonë se informacionet për operacionin janë të dyshimta. Në mediat ndërkombëtare përflitet se Abdullah Kardash është lideri i ri i terroristëve të Shtetit Islamik. Ish-ushtaraku i regjimit të Sadam Huseinit ka mbajtur poste të larta edhe në këtë organizatë. Tv Klan