У нас вы можете посмотреть бесплатно Data Stories- 12 shkurt 1953 – Hebreu që dokumentoi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Leo Freundlich, politikan dhe gazetar austriak, shqiptarofil i mirënjohur, autor i librit “Golgotha Shqiptare”, që dokumentohen mizoritë e ushtrive, serbe ndaj shqiptarëve, gjatë Luftërave Ballkanike, e mbylli me jetën më 12 shkurt 1953. Me kombësi gjermane dhe me origjinë hebreje, në periudhën mes dy luftërave botërore, Fhojntlif u zgjodh anëtar socialdemokrat i Rajshtagut – parlamentit gjerman të kohës së nazizmit dhe njëkohësisht përmbushi angazhimet e përfaqësuesit diplomatik të Shqipërisë në Austri. Leo u lind në Ústí nad Labem të Çekisë, në një familje hebrenjsh. Qysh në moshë të re aktivizohet me lëvizjen socialiste, punon si redaktor i shtypit të punëtorëve, ku njihet me bashkëshorten e ardhme, Emën, që ishte e bija e ish-kryebashkiakut të qytetit. Ema dhe Leo ishin politikisht aktivë, mbështesnin kauzën e socializmit, dhe mbanin leksione publike. Njëkohësisht Leo redaktonte gazetën e krahut të majtë Volkswacht, por sulmet ndaj Kishës Katolike e fusin në telashe, madje, për tre javë, edhe në burg. Në fillim të shekullit të 20, Leo përfshihet në politikë. Në zgjedhjet e vitit 1907 kandidon në njësinë zgjedhore gjermane të Moravës, duke fituar një mandat në Këshillin Perandorak, ku ju bashkua fraksionit parlamentar të Klubit të Social Demokratëve Gjermanë. Në vitet 1911–1912, i pozicionuar në Vjenë, Leo i përkushtohet gjerësisht çështjes shqiptare. Fillimisht publikoi një përmbledhje analizash për identitetin e shqiptarëve, duke u pozicionuar me dashamirësi si mbështetës i aspiratave të tyre kombëtare. Porse punimi më i mirë, i gjithë jetës së tij, do të mbetet libri “Golgotha Shqiptare”, ku ai përfshiu të gjitha të dhënat, qoftë mediatike, qoftë nga burime të tjera, që dokumentonin spastrimin etnik që Mbretëria e Serbisë ndërmori ndaj shqiptarëve, në trojet e tyre etnike. Sipas tij, në vitet 1912-1913, ushtria serbe vrau mbi 500 mijë shqiptarë, gjysma e të cilëve u masakruan vetëm në veriun etnik të Shqipërisë, gjatë vjeshtës së vitit 1912. Libri është i mbushur me të dhëna dhe përshkrime ngjethëse: “Serbët janë duke bërë gjenocid kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë. Më 12 nëntor të 1912-ës, në një ditë të vetme, 2 mijë shqiptarë myslimanë në afërsi të Shkupit, si dhe 5 mijë të tjerë - jo larg Prizrenit, u masakruan. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhen zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” Gjithashtu, në librin e tij, janë përfshirë histori dhe përshkrime të hollësishme të krimeve serbe. “Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ishin shtatzëna, u çahej barku me bajonetë dhe, pasi u nxirrej fëmija nga barku, e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve” Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, i ftuar nga Kryeministri Ahmet Zogu, Leo Freundlich nisi të punonte në Vjenë si sekretar shtypi i Shqipërisë. #mcntv #mcn #datastories #ferdinanddervishi #histori #ngjarjethistorike #LeoFreundlich #GolgothaShqiptare #HistoriaShqiptare #LuftëratBallkanike #ÇështjaShqiptare #Gjenocid #KujtesaHistorike #Shqiptarët #Histori #Ballkani #Austri #Gazetari #Politikë #SocialDemokraci #Dokumentar #EVërtetaHistorike