У нас вы можете посмотреть бесплатно Historia e huliganëve dhe 10 klubet më të rrezikshme në botë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
fakte Interesante shqip * Huliganizmi në futboll daton që nga shekulli i 13-të, gjatë sundimit të Mbretit Eduart III në Angli – vendin ku ky sport ka edhe origjinën. Në këto vite, topi i futbollit përbëhej nga fshikëza e derrit ose e deles, që fryhej si tullumbace dhe qepej në grykë. Më pas ai mbështillej nga një copë lëkurë për t’i dhënë jetëgjatësi dhe rezultati final ishte një formë e rrumbullakët aspak elegante që nuk ngjason thuajse fare me sferën emblematike të ditëve të sotme. Skuadrat në atë kohë përfaqësonin fshatra të ndryshëm anglezë që luanin kundër njëri tjetrit gjatë festave fetare. Me këtë sfond grotesk ndërmend, mund të kuptohet qartë që loja e bukur e futbollit është shoqëruar me akte të dhunshme që prej fillimeve të saj të brishta. Incidenti i parë i huliganizmit i raportuar në shtyp thuhet të ketë ndodhur në vitin 1885, në ndeshjen mes Aston Villa-s dhe Preston North End. Tifozët e të dyja skuadrave thuhet të jenë ndeshur me shkopinj, gurë, grushte dhe shkelma. Ndërkohë, pas Luftës së Dytë Botërore termi ‘huligan’ mori jehonë në median e shkruar duke shënuar nisjen e ‘huliganizmit të organizuar’. Tashmë, grupe të organizuara të tifozëve të dhunshëm nisën të formoheshin duke u shoqëruar me sloganet, himnet, këngët e simbolet e tyre identifikuese. Klubet e ndryshme nisën të udhëtojnë nga një shtet në tjetrin për të ndjekur skuadrat e zemrës dhe mbi të gjitha për t’u ndeshur me grupet rivale. Ditët e sotme, pavarësisht dënimeve më të rënda dhe provave të marra nga kamerat e sigurisë, këto klube vazhdojnë të jenë aktive dhe të përfaqësojnë një plagë sociale që përfshinë njerëz problematikë, përdorues të dograve të rënda dhe alkoolit apo dhe persona me precedentë penal. Në përgjithësi huliganët nuk ndajnë pikëpamje të caktuara politike ama një numër i madh kanë ide ekstremiste qoftë të djathta por edhe të majta. Në vende të ndryshme të botës, këto grupe kanë emërtime të ndryshme si ‘Ultras’, ‘Fanatics’ apo edhe ‘Barra Brava’ që në spanjisht do të thotë ‘tufë të shkrehurish’. Nqs kjo Video ju ka pelqyer ju lutem bejni sa me shume SHARE.... Subscribe ne kete kanal dhe klikoni zilen ne menyre qe te mos humbisni asnje video te re.... Materiale Interesante priten te futen.... Stay Tuned!!! Per arsye te ndryshme kontaktoni ne adresen e Emailit : [email protected] FAKTE INTERESANTE SHQIP facebook : / fakteinteresanteshqipp instagram : / fakte_interesante_shqip tiktok : / fakteinteresanteshqipp