У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Kosova nën shok nga vrasja e gruas shtatzënë / Burg përjetë për ish bashkëshortin или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Sokol Halili, autor i vrasjes së ish bashkëshortes së tij që ishte 41 javëshe shtatzënë, Hamide Magashi, në oborrin e maternitetit në prishtinë, rrezikon burg të përjetshëm megjithatë, sipas njohësve të ligjit, ky dënim mund të evitohet vetëm nëse i dyshuari vetëdorëzohet. Dënimi me burg të përjetshëm, do të përbënte kështu të parin të këtij lloji në Kosovë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të mërkurës, rreth orës 18.00, kur Sokol Halili qëlloi me armë zjarri ish bashkëshorten e tij shtatzënë, Hamide Magashi, pikërisht para maternitetit të Prishtinës. 35 vjecarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë dhe kishte shkuar në Maternitet për një kontroll rutinë. Por atje është përballur me ish bashkëshortin, i cili e ka qëlluar disa herë me armë por dy kanë qenë plumbat fatalë që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës ende të palindur. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Kosovë e madje edhe përtej saj dhe në prishtinë, është organizuar edhe një protestë nën moton: Vrasja e grave nga burrat, urgjencë kombëtare. Ndërkohë, qeveria e kosovës do të diskutojë ngjarjen në një mbledhje të posacme, njoftuar kjo nga ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu. “Këto krime të rënda na bëjnë të kuptojmë që femicidi është i përhapur në shoqërinë tonë”, tha Haxhiu duke shprehur më pas ngushëllimet për familjarët e duke kërkuar dënim maksimal për autorin. “Ajo grua, që priste të sillte në këtë botë një fëmijë, duhej të mbrohej...por u shua bashkë me fëmijën ende të palindur”, tha Haxhiu. Pas krimit makabër kanë reaguar edhe bluzat e bardha të kosovës...Një kardiokirurg nga QKUK-ja Loeonard Bytyqi, tha se janë të shumtë personat duhet të kërkojnë falje publike e të japin dorëheqjen, pasi sipas tij rasti i rëndë dëshmon se Kosova ka dështuar si shtet, si shoqëri. “Kemi dështuar plotësisht si shtet, si shoqëri, si individë e si burra. Lini karriget dhe ikni...e ndjera ishte nën urdhër mbrojtjeje...mbajeni mend, do të na vijë turp edhe në varr”, shkruan ai. Përvec rastit të një dite më parë, një tjetër vrasje shokoi opinionin publik javën e kaluar, kur po në prishtinë, një grua u vra me sëpatë nga bashkëshorti i saj 70 vjecar. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Kosove#Vrasja