У нас вы можете посмотреть бесплатно “Flasim deri në orën или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Studioja e “Ka një Mesazh për Ty” te “E Diela Shqiptare” këtë të diel, 22 shkurt, u mbush plot me ushqime tradicionale. Pesë nga qyteti i Korçës, Lenka, Donika, Leonora, Shpatorja dhe Majlinda kanë sjellë specialitetet e tyre të kuzhinës tradicionale korçare. Ato kanë ardhur për t’i bërë një mesazh shoqet së tyre Hënës, por para kësaj tregojnë miqësinë e tyre të ngushtë. Të pesta të dala në pension, kanë vendosur që përmes rrjeteve sociale të organizohen dhe të bëjnë aktivitete të ndryshme me njëra-tjetrën, udhëtime, takime etj. Komunikimi i tyre, në rrjetet sociale, është aq aktivë sa të buzëqeshura ato tregojnë se i zë edhe ora 2:00 duke shkruar. Lenka: Kemi ardhur sot për një shoqe që e kemi shumë të veçantë. Jemi disa çupa prej fshatit Orman të Korçës dhe me shoqen që kemi thirrur sot këtu për të bërë këtë mesazh, jemi organizuar dhe jemi mbledhur 25 çupa. Ardit Gjebrea: Si u mblodhët? Lenka: Nëpërmjet rrjeteve sociale, flasim , sepse ne flasim shumë në rrjetet sociale. Jemi shumë aktive. Ardit Gjebrea: Çfarë përdorni më shumë? Donika: Messenger. #ArditGjebra #EdielaShqiptare #TvKlan #KaNjeMesazhPerTy #shpatore #donika #Lenka #Majlinda #Leonora #Hena #shoqeri #miqesi #udhetim #Korce Lenka: Jemi bërë grup edhe flasim. Çfarë do bësh ti nesër për drekë? Ku do shkojmë nesër? E të gjitha këto. Ardit Gjebrea: Pse udhëtoni? Lenka: Po udhëtojmë shumë! Ardit Gjebrea: Ku keni shkuar? Lenka: Në Prizren, në Valbonë, në Strugë, në Ohër. Madje vjet për 8 Marsin u mblodhëm si grup dhe kemi shkuar atje. Ne bëjmë edhe këtë gjë, kafen nganjëherë shkojmë e bimë edhe në Strugë edhe në Ohër. Mblidhemi si grup edhe shkojmë. Traditën nuk e harrojmë, gjithmonë i marrim me vete. Ardit Gjebrea: Ju njëherë në sa takoheni? Shpatorja: Pothuajse në 2-3 ditë. Ardit Gjebrea: Po ku rrini zakonisht? Leonora: Po afër shtëpisë së Hënës, është një lokal atje. Lenka: Është një lokal që rrinë burra më shumë, por ngaqë e ka Hëna shtëpinë afër atje dhe e marrim. Donika: S’ecën dot Hëna ka probleme. Ardit Gjebrea: Po ndonjëherë ju kapin orët e vona duke shkruar? Lenka: Po shumë herë. Unë me Hënën njëherë edhe ora dy e natës na zë. Shpatorja: Mbrëmë Lenka më Shkruante mua, burri më tha ç’i ke këto mesazhe, i thashë ja shoqet po shkruajnë në grup. E Diela Shqiptare, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim live. Struktura e programit: “Ka një mesazh për ty”, “Quiz me 5 Yje”, “Të panjohurit”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power Kidz”, etj. Ndërsa që prej vitit 2003, bashkëprodhon me Klan festivalin më prestigjioz të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”, live nga Pallati i Kongreseve. #EDielaShqiptare #ArditGjebrea #TVKlan