У нас вы можете посмотреть бесплатно Fiks Fare/ Përmbarimi dhe Gjykata: Canaj tejkaloi vendimin или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Pas përplasjeve mes përmbaruesit privat Lefter Canaj dhe familjes Gjini, Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë zyrës së Përmbarimit Shtetëror në Kurbin. Në përgjigje, kjo zyrë thotë se fillimisht e kanë pasur ata dosjen për ekzekutim. Madje i janë drejtuar edhe Gjykatës Administrative për të interpretuar vendimin e sigurimit të padisë. "Në pjesën arsyetuese të vendimit dhe në dispozitiv nuk përcaktohet nëse shitja e suvenirëve mbi këtë pronë është një ndër masat e marra nga Gjykata. Dhe në këto kushte kjo gjykatë ka çmuar se nuk është në kushtet kur Zyra Përmbarimore Kurbin mund të kërkojë të urdhërohet kryerja e veprimeve të posaçme, kur titulli ekzekutiv për këtë nuk është i qartë" thotë Përmbarimi Shtetëror i Kurvinit. Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë edhe Gjykatës Administrative të Tiranës, duke i kërkuar nëse në vendimin e vitit 2018 ka qenë i drejtë largimi me forcë i familjes Gjini për të kryer tregti në atë pronë. Sipas përgjigjes, "ёshtё e dukshme se nuk ёshtё marrё nё shqyrtim fakti i kryerjes sё aktivitetit tregtar nga pala e paditur". Gjykata Administrative e Apelit ka analizuar edhe vendimin e dytë, atë të saktësimit të vendimit të sigurimit të padisë. Në këtë përgjigje, ajo pohon se "Pala e paditur kishte detyrimin tё mos kryheshin nё pronёn objekt konflikti, veprime qё janё tё lidhura me moskryerjen e punimeve, si dhe tё veprimeve administrative apo juridike, nё tё cilat nuk përfshihet veprimtaria tregtare". Pra, përmbaruesi Lefter Canaj ka tejkaluar vendimin e gjykatës, duke ekzekutuar edhe një masë e cila nuk ishte dhënë nga gjykata! Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2y15kwk For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2fglwts Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uayg2u Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2tjndeh #FiksFare#TopChannel