У нас вы можете посмотреть бесплатно Zgjuar gjatë operacionit, kirurgët tregojnë metodat e kurimit të epilepsisë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#oranews #epilepsia Rreziku i vdekjeve të parakohëshme te pacientët me epilepsy, është tri herë më i lartë se a ii popullsisë në tërësi. Mjekët thonë se në rastet kur nuk kuptohet se cila zonë e trurit është prekur, kryejnë operacion me pacientin zgjuar. Epilepsia mund të shkatohet edhe nga goditjet në kokë apo nga tumori në tru, por shkaktarët janë që nga lindja. Epilepsia është një shkarkesë elektrike në disa neurone në tru, sqaron mjekja neurologe Entela Basha. "Ka disa forma, shfaqet me ato forma për të cilat truri mund të manifestohet me klinikën e epilepsisë. Ka regjione të veçanta të trurit që mundet të bëjnë shkarkesa elektrike të trurit që mund të shkaktojnë epilepsi. Mund të shfaqet nga një javë, deri në një vit pas traumës," tha ajo. Përjetimi i situatave epileptike është i ndryshëm mes pacientëve, duke filluar nga shënjat me të lehta, deri te humbja e ndjenjave. "Mund të vijnë që nga një pulitje të syve dhe të shoqërohen me axhitime të shprehura si klithma, bërtitje, mpirje të njërës dorë apo këmbë, me rrëzim, dridhje, shkumë nga goja apo urinim të pavullnetshëm," tha ajo. Fillimisht trajtohet me medikamente, por nëse shihet e nevojshme bëhet ndërhyrja kirurgjikale. Shefi i neurokirurgjisë në qsut, Artur Xhumari thotë se për të dalluar zonën e prekur në tru, janë realizuar edhe operacione me pacientë zgjuar. "Ekspozojmë një pjesë të trurit dhe çojmë korent dhe korenti do bëjë që ajo zonë e trurit të kryejë funksionin që ka për të kryer. Dhe ai thotë ndjej miza në dorë. Ky quhet hartëzim i trurit, ne e dimë ku janë gjërat, por duam të dimë funksionin," tha ai. Në çdo 6 në 10 pacientë mjekët nuk arrijnë të gjejnë shkakun e vërtetë të epilepsisë. Rreziku i vdekjeve të parakohëshme tek njerëzit me epilepsi është deri në tri herë më i lartë nga ai i popullatës në tërësi. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shendetesi/zgj... Follow Televizionin Ora News Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram / oranewstv Twitter / oranewsrtv