У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Rama zhgënjehet nga laburistët, komenton planin anglez për emigracionin: Si mund të... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Qasja e njëjtë e ministres së brendshme britanike të Partisë Laburiste, Shabana Mahmood, me atë të parardhëses së saj, Suela Braverman, nga konservatorët, në lidhje me shënjestrimin e emigrantëve shqiptarë, ishte një zhgënjim për kryeministrin Edi Rama. Në një reagim në platformën X, Rama kundërshton mënyrën si Mbretëria e Bashkuar po bën politikë me steriotipet etnike, duke dashur të ritadhesojë 700 familje shqiptare pas kërkesave të dështuara për azil. “Si mundet një Sekretare e Brendshme e Partisë Laburiste t’i bëjë jehonë kaq dobët retorikës të së djathtës ekstreme populiste, dhe të veçojë 700 familje shqiptare, një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit, pikërisht në një moment kur Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë ndërtuar një nga partneritetet më të suksesshme të Evropës për migracionin e paligjshëm? Më lejoni t’i kujtoj ministres që, falë punës intensive të përbashkët që nga fundi i vitit 2022, mbërritjet e parregullta nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar janë thuajse zhdukur. Ndërkohë, kufizimet e lëvizshmërisë dhe vizave nga ana e Mbretërisë së Bashkuar mbeten një relikë dështimi e epokës Braverman”. Kryeministri Rama ju del në krah emigrantëve shqiptarë duke i kujtuar qeverisë angleze se dallimi për keq i komunitetit shqiptar në një kohë kur ata kontribuojnë në Mbretërinë e Bashkuar si çdo shtetas shkel të drejtat themelore të tyre. T’i veçosh ata vazhdimisht nuk është politikë , por është një ushtrim shqetësues dhe i pahijshëm demagogjie. Mbretëria e Bashkuar duhet të kërkojë mënyra për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë në të gjitha çështjet e sigurisë, nga mbrojtja te mbrojtja e kufijve, në vend që t’i fajësojë vazhdimisht shqiptarët dhe kështu t’i ekspozojë qytetarët e një kombi aleat ndaj rreziqeve në rritje, përfshirë ato nga grupet ekstremiste që lulëzojnë mbi narrativa të tilla”. Kreu i qeverisë kërkon me ngulm respektimin e emigrantëve dhe ndaljen e gjuhës paragjykuese me etiketime etnike, duke theksuar se kjo është më e pakta që njerëzimi pret nga Britania e Madhe e Madhe. Rama shpreh bindjen e plotë se Shqipëria është, dhe synon të mbetet, një nga aleatët më aktivë të Mbretërisë së Bashkuar në kontrollin më të gjerë të migracionit në të gjithë Ballkanin. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #EdiRama#Emigracioni#TopChannelNews