У нас вы можете посмотреть бесплатно Reagimi ndaj Berishes? Thaçi: Nuk permenda asnje njeri me emer или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Pyetjes se gazetarit Blendi Fevziu për ‘reagimin e shpërpjesëtuar’ ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili u shpreh kundër ndryshimit të kufijve, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ai nuk kishte përmendur asnjë lider dhe se ky ishte interpretim i medias. “Ky është interpretimi juaj, apo edhe i disa portaleve të rrejshme. Në asnjë deklaratë timen nuk përmendet asnjë njeri me emër. Unë flas vetëm në parim, princip, me ide dhe me fakte. E theksova as kam folur për ish-Kryeministrin, ish-Presidentin, as për Kryeministrin dhe as Presidentin aktual as në Kosovë dhe as në Shqipëri. Raportet e mija me institucionet e Shqipërinë kurrë nuk kanë qenë private apo ideologjike, por kanë qenë gjithmonë në interes të përbashkët Kosovë-Shqipëri dhe të kombit…Ka ndodhur fati që të jem në të njëjtën kohë kryeministra, unë i Kosovës, edhe Kryeministri Berisha i Shqipërisë. Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë, ndërsa debatet tuaja në Tiranë mbani në Tiranë dhe mos i mbartni në Prishtinë…Nëse unë përmend emra ju mund të flisni për reagimin tim kundër këtij apo atij lideri. Por, e theksoj, ata, kushdo që të jetë, që pretendojnë me shty, me vonu dialogun, negociatat dhe marrëveshjen që nënkupton njohje reciproke, mendoj se e kanë gabim. Pse e kanë gabim? Sepse vonojnë të ardhmen e Kosovës në BE, NATO dhe OKB dhe vonojnë para së gjithash progresin euroatlantik të kombit shqiptar. Për secilin lider në Shqipëri kam respekt maksimal. Në kohë të ndryshme kemi pasur ndonjëherë edhe opinione të ndryshme, por secilin prej tyre e kam mik.”