У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/AFP: Historia e nëndetëses shqiptare që refuzon të mbytet! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Me një film të dedikuar asaj, duke e cuar në kufijtë e legjendës, 105-sa apo “Stuhia”, është nëndetësja e fundit e mbijetuar nga projekti sovjetik 613 në Shqipëria, e braktisur prej Moskës në ujrat tona në 1961, pas shembjes së marrëdhënieve të saj me Enver Hoxhën. Nëndetësja që refuzon të mbytet, e ka quajtur AFP që është interesuar për fatin e këtij mjeti lundrues kryenec. E ndryshkur dhe gjysmë e zhytur në ujë në bazën e Pashalimanit, nga ku Rusia dikur shpresonte të vinte nën kontroll Mesdheun, ajo pret që autoritetet të vendosin se c`do të bëjnë me të. Baza e Pashalimanit ka pasur gjithmonë një rëndësi të madhe për shkak të pozicionit të saj gjeostrategjik, pasi ndodhet në hyrje të Kanalit të Otrantos, nga ku mund të kontrollohet i gjithë trafiku detar në detin Adriatik, por edhe në Mesdheun qendror. Baza ushtarake e Pashalimanit është ndërtuar në një operacion të përbashkët me Bashkimin Sovjetik, në kuadër të Traktatit të Varshavës, për vendosjen e nëndetëseve. Kjo nëndetëse është modeli 613C i ndërtuar në vitet 1950 në Bashkimin Sovjetik, në kohën e miqësisë me Bashkimin Sovjetik. Sovjetikët kishin vendosur dymbëdhjetë nëndetëse këtu. Kur u larguan, morën tetë prej tyre dhe katër mbetën në bazë. Kjo nëndetëse është si kishë për mua, thotë Shehaj. Erdha këtu kur isha i ri, e tani flokët më janë zbardhur. Sipas tij, nëse nëndetësja nuk nxirret shpejt nga deti, ajo rrezikon fundosjen, duke marrë me vete të gjithë historinë e saj. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Pashaliman#Nendetsja#TopChannelNews