У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Irani nuk ndal sulmet mbi Dubain, panik në rajon; kërcënon Hezbollahu или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Irani po hakmerret për vrasjen e udhëheqësit të tij suprem dhe sulmeve amerikane e izraelite, duke sulmuar vendet e Gjirit për të dytën ditë me radhë. Një bazë ushtarake e Emirateve Arabe është shënjestra e fundit. Raportohet se baza detare në Abu Dhabi strehonte forca ushtarake franceze, por një sulm me dronë drejt saj ka shkaktuar një zjarr të madh. Sipas, ministrisë së mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe në të gjithë vendit ka pasur 3 viktima nga sulmet iraniane. Më herët një raketë iraniane goditi një hotel me pesë yje në zonën ekskluzive Palm Jumeirah, duke shkaktuar zjarr pranë hyrjes së godinës, ku pati edhe 4 të plagosur. autoritetet e Dubait deklaruan se zjarri ishte shkaktuar nga mbetje të një droni të kapur nga sistemet mbrojtëse ajrore. Sipas tyre, dëme të vogla u raportuan edhe në “Burj Al Arab”, si dhe në një pjesë të “Dubai International Airport”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Autoritetet raportuan edhe për një incident në “Zayed International Airport” që shkaktoi një viktimë dhe shtatë të plagosur. Në Bahrein, një dron iranian shpërtheu pranë një ndërtese shumëkatëshe, duke e përfshirë atë në flakë. Raportohet se më herët ishte goditur edhe agjencia e sigurisë kombëtare e vendit. Pamje të publikuara në rrjete sociale duket se tregojnë gjithashtu një raketë që godet bazën e madhe detare amerikane në ishull. Në Kuvajt, një dron u rrëzua në aeroportin kryesor të vendit, duke shkaktuar plagosjen e disa punonjësve dhe dëmtime materiale. Vëmendja është përqendruar edhe te Hezbollah, grupi i mbështetur nga Irani, i cili më herët kishte paralajmëruar se vrasja e liderit suprem iranian, Ali Khamenei, do të përbënte një “vijë të kuqe”. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Dubai#Irani#TopChannelNews