У нас вы можете посмотреть бесплатно Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë-(15 Mars 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2012 Me 76 vota pro deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuar në rezolutën përkatëse kundër mbajtjes të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe njëherë ka përsëritur, se nuk do të lejohet organizimi i zgjedhjeve të asnjë shteti tjetër brenda territorit të Kosovës. Kurse përsa i përket pjesës veriore Thaçi ka thënë se për këtë pjesë të vendit nuk do të bisedohet asnjëherë me Serbinë. Hashim Thaçi: “Sa i përket ideve apo zërave të ndryshëm që paraqiten aty këtu për ndonjë dialog për veriun e Mitrovicës, e them shumë qartë se një dialog i tillë as nuk ka ekzistuar, as nuk ekziston dhe as që nuk do të ndodhë, por takime, kontakte, dialog i brendshëm me qytetarë, shtetas të republikës së Kosovës që jetojnë në atë pjesë të Kosovës për ti dëgjuar hallet dhe shqetësimet e tyre ka pasur, do të ketë edhe në të ardhmen në mënyrë që të integrohen dhe të marrin pjesë në institucionet e republikës së Kosovës, por në asnjë rrethanë, me asnjë çmim me Serbinë.” Ndërsa përsa i përket pretendimeve për ndryshime kufijsh, kryeministri Thaçi ka theksuar se ua ka bërë me dije dhe ndërkombëtarëve se shqiptarët më së miri mund të jetojnë në një shtet të vetëm. Hashim Thaçi: “Edhe sa i përket pretendimit për ndryshime të kufijve apo pretendimeve territoriale, unë e kam bërë edhe të qartë në emër të qeverisë së republikës së Kosovës, gjithë miqve ndërkombëtarë, mesazhin se me pretendimet e tilla të ndryshimit të kufijve, shqiptarët më së miri dhe më së lehti mund të jetojnë në një shtet të vetëm.” Ndërkohë në website e kryeministrisë kosovare në internet është publikuar një deklaratë e qeverisë së Kosovës për moszbatim nga ana e Serbisë të marrëveshjes për bashkëpunim rajonal. Kjo shkelje e marrëveshjes ka ndodhur në kuadër të konferencës rajonale, partneriteti për ndryshim, shoqëria civile dhe qeveritë në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, e cila është zhvilluar në Beograd. Për rrjedhojë përfaqësimi i republikës së Kosovës thuhet në website e qeverisë në këtë konferencë ka qenë i pamundur dhe përfaqësuese e qeverisë së Kosovës ka braktisur konferencën./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/