У нас вы можете посмотреть бесплатно Tre shqiptarë viktima të sulmit në Gjermani - News, Lajme - Vizion Plus или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
http://www.vizionplus.tv / vizionplustv / vizionplustv Jetët e tre te rinjve shqiptare nga Kosova u pre ne mes, si pasoje e sulmit terrorist te ndodhur ditën e premte ne nje qender tregtare ne Mynih te Gjermanisë. Ata janë Armela Segashi, Sabina Sula dhe Dijamant Zabërgja. Nje tjeter shqiptar nga Kosova, 14-vjeçari Benet Adilji mbeti i plagosur nga ky sulm, por pas transportit ne spital, ndodhet jashte rrezikut per jeten. Tre viktimat nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve te shkaktuara nga arma me te cilin i qëlloi vrasësi 18-vjeçar. Dijamant Zabërgja ishte 21 vjeç, Armela Segashi 14, ndersa mosha e Sabina Sulajt, nuk behet e ditur. Dy vajzat shoqe mes tyre kane qene bashke ne momentin kur ndodhi sulmi. Lajmin per vdekjen e tre shqiptareve e dhanë fillimisht te afërm te tyre neper rrjetet sociale. Ne nje postim ne Facebook i ati i Dijamantit shkroi se biri i tij u vra nga dora terroriste. Me pas, konfirmimi erdhi edhe nga Ministria e Jashtme e Kosovës. Ne nje deklarate te saj, thuhet se ka qene ne komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e sigurisë dhe diplomatët për të ndjekur nga afër tragjedinë. Pas kontaktit me policinë gjermane dhe familjaret e te rinjve u konfirmua vdekja e tyre. Ministria shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këto momente të vështira për ta dhe gjithë komunitetin shqiptarë kudo në botë. Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, si dhe popullit e Qeverisë gjermane, pas tragjedisë se Mynihut.