У нас вы можете посмотреть бесплатно Data Stories- 16 tetor 1908 - Lindi Enver Hoxha, diktatori komunist или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Edhe pse nuk vërtetohet nga asnjë dokument, 16 tetori 1908 është datëlindja zyrtare e dikatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha. Kjo ishte data e lindjes e vendosur prej tij, që ju dha shqiptarëve, që përdori në dokumente, në këtë datë festonte ditëlindjen, edhe pse gjendja civile e Gjirokastrës vërteton një tjetër datëlindje - 15 majin 1908. Enver Hoxha e nisi arsimimin në Gjirokastër, ndërkohë që shkollën e mesme e përfundoi në Liceun Francez të Korçës. Më pas, në vitin 1930 arrin të sigurojë bursë shtetërore për të studiuar për botanikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Monpelje’së në Francë. Mbërritur në kryeqytetin e Botës, Enver Hoxha nuk i përkushtohet studimeve. Për 3 vite me radhë ai bën një jetë aventureske, mes argëtimit dhe përmbushjes së kënaqësive personale. Për shkakun se nuk arrin të marrë as provimet e një viti akademik, në shkurt 1934, ministri i Arsimit, Mirash Ivana’j, firmos një urdhër për heqjen e bursës. Përfundimisht, në vitin 1936, pas një numri aventurash të tjera në Belgjikë, Enver Hoxha detyrohet të kthehet në atdhe, ku, edhe pse pa diplomë, nis të punojë si mësimdhënës në Liceun e Korçës. Pushtimin e vendit nga Italia Fashiste, Enver Hoxha e përjeton pa ndonjë interes, madje po gjatë atij viti, shkon në Itali për pushime si dhe për tu kuruar. Në vitin 1940 Enver Hoxha nis të merret me tregtinë e duhanit dhe reflekton pamjen e një të riu me xhepin plot. Një vit më pas, më 1941, ai bie në kontakt me lëvizjen e brishtë komuniste dhe, duke ndjerë tendencën, forcon miqësinë me Koço Tashkon – kreun e Grupit Komunist të Korçës. Në rrethana të paqarta, më 9 nëntor 1941, Enver Hoxha bëhet pjesë e grupimit themelues të Partisë Komuniste Shqiptare – një organizim që u dirigjua nga dy emisarë jugosllavë - Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Fillimisht ai caktohet nga Miladini si përgjegjës për financat e Partisë, ndërkohë që në krye të saj arrin, sërish me ndihmën e Miladinit, në pranverën e 1943. I pozicionuar në krye të formacioneve të lëvizjes Nacional-Çlirimtare, që ishin pjesë e rezistencës Antifashiste shqiptare, sërish i asistuar nga komunistët jugosllavë, Enver Hoxha shmang, dëbon apo i shpall luftë të gjitha rrymave të tjera politike që mund ta pengonin në rrugëtimin për marrjen e pushtetit. Enver Hoxha zbret në Tiranën e çliruar nga trupat nazi-gjermane më 28 nëntor 1944 si Kryeministër, i zgjedhur pak ditë më parë në Plenumin e Beratit – saktësisht Plenumi i dytë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Nën diktatin e dërguarve të liderit komunist Jugosllav, Josip Tito, të cilët vijonin ta dominonin, Enver Hoxha, për të treguar mirënjohje, por edhe orientim politik drejt Komunizmit Lindor, fillimisht u shpall luftë britanikëve dhe amerikanëve, të cilët e kishin ndihmuar të vinte në pushtet, duke pajisur ekskluzivisht formacionet partizane me armatim dhe logjistikë lufte. Në vitin 1948, kur nënshtrimi i Enver Hoxhës ndaj jugosllavëve po e kthente Shqipërinë në një republikë jugosllave, përkeqësimi i marrëdhënieve të Stalinit me Titon, e shpëton Enver Hoxhën. Ai u kthen kurrizin jugosllavëve dhe hidhet në prehrin e Stalinit, duke e mbushur vendin me këshilltarë sovjetikë dhe duke u varur ekonomikisht nga importet sovjetike. Në vitin 1960, duke e nuhatur se buka sovjetike po përfundonte, Enver Hoxha i kthen kurrizin Niki’ta Krusho’vit, duke bërë një aleancë më fitimprurëse me Kinën e Mao Ce Dunit. Në këtë kohë Shqipëria kishte kopjuar dhe aplikuar sistemin komunist sovjetik të ndërtimit të shtetit dhe orientimit të shoqërisë, me ekonomi të planifikuar të stilit socialist, duke e zhveshur shqiptarin pothuaj nga çdo lloj pronësie. Gjithçka ishte arritur me detyrim, dhunë e frikë. Policia Politike, e njohur si Sigurimi i Shtetit, kontrollonte gjithçka, edhe mendimet në kohën e gjithkujt që nuk pajtohej me normat e kërkuara komuniste të jetesës. Pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën e Mao Ce Dunit, për shkak parimesh politike në mesin e viteve ’60, dhe sidomos tufëzimi i bagëtive në fund të viteve ’70, i rikthyen shqiptarët te sistemi i tollonave të ushqimit dhe te radhët për një shishe kos, që ziheshin qysh në mesnatë. Enver Hoxha e mbylli me këtë jetë në 11 prill të vitit 1985, në shtratin e tij, në vilën luksoze që gjendet në mes të lagjes së emërtuar “Blloku” në Tiranë, duke u kujdesur vetëm që të linte pas disa pasardhës, të cilët do të siguronin mbijetesën e familjes së tij. Regjimi komunist shqiptar, i ndërtuar nga Enver Hoxha, është konsideruar nga historiografitë ndër sistemet më të egra dhe më antipopullore të Lindjes Komuniste. Pasojat e degradimit ekonomik dhe intelektual, të shkaktuara nga kjo periudhë, vijojnë të dëmtojnë përparimin e shoqërisë shqiptare edhe pas 4 dekadash nga vdekja e tij. #mcntv #mcn #datastories #ferdinanddervishi #histori #ngjarjethistorike #enverhoxha #komunizmi