У нас вы можете посмотреть бесплатно SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 1 - Qëllimi i shkollës së gjidhënies или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Pas përpjekjeve për të realizuar diçka që deri tani ka munguar aq shumë dhe që do të jetë një ndihmë e madhe për nënat, prindërit dhe për familjet tona, sot jemi të entuziazmuar të shpalosim para jush projektin “Shkolla e gjidhënies”. Projekti i cili nga sot do të vijë në shtëpitë e juaja do të jetë një lehtësim i madh për çdo nënë që sapo ka lindur fëmijën, për babain, për familjen, për personelin shëndetësor dhe shoqërinë. E veçanta e kësaj është për të gjithë ata prindër që kanë vendosur të rrisin fëmijën e tyre në mënyrën më të shëndetshme, me qumështin e gjirit të nënës. Sjellim pranë jush projektin e përgatitur me shumë dashuri dhe mund në formë vizive me video materiale, shpjegime shkencore, praktike dhe çdo gjë që mund të pyesni gjatë këtij rrugëtimi. E tëra e realizuar nga një staf profesional dhe nën përkrahjen e Poliklinikës NATAL. Ne duam t’ju themi se nuk jeni vetëm- NE JEMI KËTU PËR JU, ne jemi për t’ju ndihmuar dhe lehtësuar përvojën e ushqyerjes me gji dhe t’ju forcojmë për të gjitha sfidat e ardhshme të amësisë dhe prindërimit si sfidat më të mëdha që ndonjëherë ju bëjnë edhe të pyesni veten madje a jam prind I mirë. Nga sot, çdo nënë gjidhënëse do ta ketë më të lehtë dhe do të gjejë tërë atë që i duhet gjatë këtij procesi. Poliklinika NATAL vazhdon të jetë shtëpi e nënave gjidhënëse, shtëpi e familjeve tona dhe vend ku shëndeti dhe rritja e fëmijëve ka përparësinë kryesore. Shtatëzëni e shëndetshme, lindje e mbarë e gjidhënie e sukseshme, moto e Shkollës së gjidhënies. Qëndroni me ne! @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL