У нас вы можете посмотреть бесплатно Anës lumenjëve , poezi nga Fan Noli или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Anes lumenjeve poezi nga Fan Noli Interpreton Çirçja( Tatjana Haskaj ) Pershendes dhe falenderoj te gjithe miqesin time qe me kane mbeshtetur , vleresuar e inkurajuar ne krijimet e mia poetike Deshiroj te informoj te interesuarit se librin me poezi "Çirçja" e gjeni ne Tirane tek librarit : "Libri Universitar" Qendra " Kristal" " Onufri " tek rruga Myslym Shyri (jane shitur ) Ne Vlore Tek shkolla 9-vjeçare " Ismail Qemali "( me shkruani ne inbox per kontaktin ) Ne Angli tek ky link ➡️ click https://www.amazon.co.uk/dp/992804665... posta falas Ne Itali tek ky link ➡️ click https://www.amazon.it/dp/9928046654/r... posta falas Ne Gjermani tek ky link ➡️ click https://www.amazon.de/Circja-Poezi-Ta... posta falas E keshtu me radhe dhe per shtetet e tjera ku ka amazon duke kerkuar me emrin tim Tatjana Haskaj ******************************** Tatjana Haskaj ka lindur ne Vajze te Vlores .Ajo vjen nga nje familje artdashese dhe atdhetare .Rinine e kalon ne Ballsh ku dhe mbaron gjimnazin “Dervish Hekali”.Pasi mbaron universitetin ne Milano per Fashion Design krijon marken e saj te pare “Beuni”. Ndersa karriera e saj si dekane ne universitet me te mira te Milanos, nderpritet me trasferimin e saj ne Londer ku e presin sfida te tjera .Stili i jetes londineze dhe largesia ndaj Shqiperise ben qe, ajo ,tu rikthehet pasioneve te saj te rinise. Duke ndjekur gjurmet e familjes se origjines vazhdon te kultivoje kengen labe...Aktualisht punon si fashion designer dhe perprojektet e saj per krijimin e "Amantia Couture " dhe qendres kulturore "Bitìjte e Ilirise "MËRGUAM DHE U BËMË POETË " Nga MIMOZA LESKAJ Shpesh herë poezinë e kam përfytyruar si kostum në trupin e poetit, ku secili dallohet për nga ngjyra karateristike dhe tejet personale. Brenda këtij kostumi endet pa u dukur shpirti i tij, derisa merr formën e plotë mes vargjeve.Një ndjesi të tillë pata duke lexuar vargjet e autores rishtare vlonjate, Tatjana Haris Haskaj, diplomuar në Milano, sot designer në Londër, por pa u ndarë asnjëçast fjalëve të shpirtit poetik, me një gjuhë ku dominon ngjyrimi i pasur folklorik, me rimë të thjeshtë, të kuptueshme shumë herë po aq dhe moderne, gjë që e bën interesante autoren.“Mërguam dhe u bëmë poetë”, them shpesh. Ndoshta është e vërtetë, o ndoshta jo, por në këtë thënie ka diçka të madhe.Është fakti se mungesa e mëmëdheut, jetës së përditshme të fëmijërisë, ngjarjeve dhe ndryshimeve të mëdha bëjnë që shpirti të brishtëzohet dhe t’i lërë vendin penës. Pikërisht kjo ka ndodhur me Tatjanën, e cila shkruan e jeton fizikisht larg me hallet dhe shqetësimet e atdheut të saj, duke u ulur në sofrën poetike me një “labçe” të bukur dhe joshëse në gjuhën saj mëmë, fjalët e së cilës ajo i quan “xhevahirë.”“Ca lot të pabindur, të lidhur zinxhirënga shpirti shkëputur ranë xhevahirë.”Si në përvojën e përmbledhjes së saj të parë, autorja ka një të veçantë ndryshe. Ajo duket që në fillim një poete shume-dimensionale, sepse poezitë e saj prekin çdo sferë të jetës, në hallet dhe shpirtrat e lodhur, në dashurinë sa ëndërruese aq dhe tinzare, me shqipen të kulluar, pa asnjë term të huaj, por duke ngritur lart si një pasuri kombëtare atë gjuhë (dialektin lab në disa raste), të bukur, të trashëguar.“Kur premtuam para zotit;në të mirë e në të keq,pranët’i rrinim njëri - tjetrits’e menduam këtë “dreq”...”Dhe e tërë poezia të bën ta shijojsh këtë lloj “dreqi” që do të thotë ndryshe vuajtje e dashurisë ndaj dhe autorja e përkëdhel ndryshe, me mjetet e saj shpesh aq të spikatura. Zemërimi poetik i saj për shndërrimet sociale të atdheut që ajo tani e ka larg, por që e ka të pamundur të jetojë pa to, sjellin vuajtjen shpirtërore të kostumit të saj herë në gri të errët si një shtrëngatë shiu, herë me të kaltrën duke shpresuar në kthjellimin e qiellit ku shpresa dhe dashuria për të ardhmen kanë nuanca të diellta.“Shqiptarë, kudo që inime fjalë nuk vjen agimi!Gjaku, lufta janë të kotafishek i fundit është vota!”Udhëton poetja e bashkë me të dhe malli i saj duke sfiduar kohën, përdore me njëra-tjetrën, andej viseve përmes ëndërrimit të saj shpirtëror, ndaj dhe e pyet:“Për ku po shkon, o malli im,për ku?Ku fluturon me ngazëllim,për ku kështu?...Atje ku lashë gëzim e lotëdhe qenien time.Dhe vij vërdallë në këtë botë si një jetime...”Auorja noton mes rapsodisë dhe notave të muzikës së lehtë dashamirësisht dhe me një lehtësi të dukshmenë këngën dhe fjalën e saj labe.“Vanë mendt e mia, vanëKur flokun ma hedh mënjanë!Ç’më bëre, moj gjeç belanë,Bëj të fle e s’gjej derman!”Në botën e saj dëshirat, mendja, zemra, mbeten një fishek ku të gjitha i bën bashkë pena! Shpirti ka nevojë për lëndën e tij, ndaj dhe shndërrohet mesazh nëpërmjet fjalës. Në librin e parë duket se këtë mision autorja e ka përdorur me sukses dhe emocion! Ju falenderoj dhe ju uroj lexim te kendshem 🙏🏻✅