У нас вы можете посмотреть бесплатно Kur te vdes (with english subtitles) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kur të vdes Poezi: Xhelaludin Er-Rumi Kur të ma nxjerrin jashtë Arkivolin Se po me mungon Kjo botë Kurrë mos kujtoni. Mos derdhni lot Mos më vajtoni e mos u pikëlloni Se unë po bie në gropë Mos mendoni. Kur të ma shihni kufomën Tek ma bartin Mos qani se po ndahem Nuk po largohem Por me dashurinë e përjetshme Unë po bashkohem. Në varr Kur të më lëshoni Lamtumirë, mos më thoni Varri nuk është tjetër, veçse Një perde pas të cilit Firdeusi qëndron, Mos harroni. Ju më shihni vetëm, Kur futëm në varr! Tani më shikoni se si ngritëm E si mund ta quani përfundim Kur hëna fshihet që të lind sërish, Apo kur dielli shkon në perëndim. Duket sikur fund, Duket si një perëndim Por në fakt është rilindje, është serish agim! Kur varri të të mbyllet, mu atëherë Shpirti yt gjen çlirim A keni parë ndonjë farë bime Që në tokë lëshohet Dhe një jetë e re, nga ajo të mos gjallërohet Pse dyshoni vallë, në rritje e gjallëri? Të një fare tjetër që quhet njeri. A keni parë ndonjëherë Një kovë të lëshohet në bunar E që nga aty, ajo të nxirret e tharë Pse qajmë vallë një shpirt? Që do të ringjallet përsëri Si Hazreti Jusufi që u nxor nga pusi. Kur për fund të mbyllet goja, e s’do të ketë më fjalë Fjalët dhe shpirti yt Në botën e ndërmjetme (Berzah) do të sillen vërdallë. Përktheu: Driton Morina Lexoi: Bekim Alimi