У нас вы можете посмотреть бесплатно Kapet drogë në Tiranë dhe Durrës, arrestohen poseduesit, 2 të shpallur në kërkim-(10 Mars 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2012 Sasia më e madhe e kokainës brenda dy muajve të fundit është sekuestruar nga njësia antidrogë në drejtorinë e policisë së Tiranës. Rreth orës 13:30 të së shtunës, policia e kryeqytetit ka nisur operacionin e quajtur “Royal” pranë sheshit “Avni Rustemi”, ku kishte informacion se dy persona do të shkëmbenin një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike të tipit kokainë. Alma Katragjini: “Në kuadër të operacionit policor të koduar “Royal”, u arrestuan përgjatë momenteve të shkëmbimit të lëndës narkotike kokainë dy shtetasit e mëposhtëm S. B. 58 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Tiranë, si dhe shtetasi A. B., 55 vjeç banues në Tiranë. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim policor edhe dy shtetas të tjerë që për arsye të hetimit nuk mund të bëjmë publike gjeneralitetet e tyre. Falë një hetimi 2 mujor u arrit kapja e tyre në afërsi të sheshit “Avni Rustemi” në kryeqytet, ku shtetasi S. B. u kap në flagrancë përgjatë momenteve të shkëmbimit të lëndës narkotike kokainë rreth 700 gram, ndërsa sasia tjetër e lëndës narkotike u sekuestrua në banesën e shtetasit A. B. e ndodhur në rrugën “Riza Cerova” në kryeqytet. Dyshohet se këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë realizonin trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.” Lënda narkotike kokainë dyshohet të jetë e cilësisë së parë dhe arrin vlerën e 100 mijë eurove, ndërkohë që kjo lëndë shpërndahej dhe shitej në kazino, lojëra fati dhe bare të ndryshme të kryeqytetit. Një tjetër operacion i bujshëm është edhe ai që u zhvillua të premten në mbrëmje në Durrës, ku u bë i mundur sekuestrimi rreth 8kg drogë të llojit heroinë. Operacioni u zhvillua në atë që njihet si rruga tregtare e Durrësit, ndërsa sasia e drogës u gjet e fshehur në një automjet. Makina u ndalua nga policia teksa po lëvizte drejt portit të Durrësit, ndërsa destinacioni i drogës besohet se do të ishte Italia. Nëse do të hidhej në treg zotëruesit e saj do të siguronin një vlerë prej të paktën 350 mijë euro. Mësohet se gjatë operacionit ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe poseduesit të drogës, por nuk ka të lënduar në njerëz. Personi që ka përfunduar nën harresë është A. B. 37 vjeç nga Durrësi. Ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të identitetit të personave të implikuar./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/