У нас вы можете посмотреть бесплатно Edicioni i Lajmeve Tv Klan 13 Nëntor 2025, ora или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme, #edicioniinformativ ora 23:50, 13 nëntor 2025 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines 1.7 mld euro, Rama zbulon skemën e rritjes së pensioneve. Rritja e pagës minimale prek dhe privatët Kryeministri Edi Rama, në dëgjesat me banorët e njësisë 2 të Tiranës për buxhetin e ri, bëri të ditur se qeveria ka parashikuar fond 1.7 miliardë euro për rritjen e pensioneve, duke zbuluar dhe skemën. Ndërsa tha se rritja e pagës minimale nuk prek vetëm shtetin, por edhe sektorin privat. FMN: Ekonomia shqiptare, me rritje 3.6 përqind në vitin 2026 Shefja e misionit të FMN-së thotë se Shqipëria vazhdon të shquhet si një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë. Për vitin 2026 rritja ekonomike parashikohet në nivelin 3.6 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “21 janari”, Berisha: Nuk jam thirrur për të dëshmuar. SPAK: E njoftuam dy herë Hetimet për “21 janarin” përplasin në distancë SPAK me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. Kryedemokrati tha se nuk ka marrë asnjë thirrje zyrtare për t’u paraqitur, ndërsa prokuroria e posaçme deklaron se ftesa iu dërgua dy herë. Vrasja në Rinas, zbulohet arsenal armësh në Fushë Krujë. Në kërkim pronari Policia gjen një arsenal armësh në fshatin Zall të Fushë Krujës gjatë kontrolleve pas atentatit që ndodhi në Rinas. Në kërkim u shpall një 48-vjeçar me precedentë penalë, i cili po hetohet për lidhjet me vrasjen e Gilmando Danit dhe plagosjen e Muçi Shaljanit. Veteranët e UÇK: Protestojmë në Strasburg kundër padrejtësive të Hagës Mbi 6 mijë shqiptarë pritet të protestojnë të dielën përpara Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Organizatorët thonë se protestuesit janë nisur nga mbarë Europa. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: [email protected] Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/