У нас вы можете посмотреть бесплатно Thumana mban zi per viktimat или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Asnjëherë më parë banorët e fshatit Thumanë në Krujë nuk kanë parë kaq shumë lajmërime mortore në të njëjtën ditë. “56 orë më parë, në këto pallate të Thumanës gjallonte jeta, po tërmeti i 26 Nëntorit la nën gërmadhat e tij 22 persona që humbën jetën, ndërsa jetën e banorëve të tjerë e ndryshoi përgjithmonë” Prej 2 ditësh dhjetëra familje qëndrojnë në 70 çadrat e ngritura në fushën e sportit. Lapsat me ngjyra e pak lodra janë argëtimi i vetëm i fëmijëve. Të rriturve dëshpërimi ju lexohet në sy. E lenë kampin vetëm kur përcjellin per në banesën e fundit fqinjët që humben jetën. Ekipet e emergjencës shpërndajnë vazhdimisht ndihmat që sjellin qytetarët. Në Thumanë nuk ka nisur ende vlerësimi i banesave, teksa qindra prej tyre janë dëmtuar rëndë. Ish-minatori Fran Lleshi nuk banon në shtëpinë e tij që prej tërmetit të 21 Shtatorit. Lëkundjet e fundit e rrënuan plotësisht ndërtesën ku kishte menduar të kalonte jetën. Bashkë më të shoqen e paralizuar janë strehuar në këtë barakë. Veç Thumanës, me qindra objekte banimi janë dëmtuar në fshatrat Mazhe, Hasan, Bupq që ndodhen mes Vorës dhe Fushë-Krujës dhe fshatrat e Krujës. Tv Klan