У нас вы можете посмотреть бесплатно Ersekë, Berisha viziton familjet që humbën fëmijët nga rrëzimi i ndërtesës-(12 Korrik 2009) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2009 Kryeministri Berisha ka vizituar paraditen e së dielës dy familjet e vëllezërve Shkoza në Erseke, të cilët pak ditë më parë humben dy fëmijët e tyre, Shpëtimin dhe Fatjonin si pasojë e rrëzimit të një ndërtese ku ata po mblidhnin skrap. Në këtë vizite kreu i qeverise shoqërohej nga bashkëshortja e tij dhe zëvendës prefekti i Korçës. Kryeministri u shprehur dhimbjen e tij të thellë dhe ngushëllimet familjareve si dhe i ka siguruar ata për mbështetjen e vazhdueshme të qeverise. Sali Berisha: “Erdha me të shpreh ngushëllimet më të thella të qeverisë dhe të mbarë shqiptarëve të cilët i ndajnë me ju, me familjen tuaj dhimbjen e thellë, dhimbjen e madhe humbjen e djalit”. Berisha ka kërkuar urgjentisht nga autoritetet lokale dhe nga prefektura çrrënjosjen e mjerimit, ndihmë për punësim dhe sistemimin sa me shpejt të banimit për këto familje të varfra. Sali Berisha: “Qeveria do bëjë çdo gjë për t’i lehtësuar dhimbjen e tyre, në të gjithë përpjekjen tonë kundër varfërisë. Problemi më i parë duhet të jetë problemi i mjerimit. Dhe unë dua t’i garantoj këta, po dua të garantoj edhe të gjitha familjet shqiptare të cilat ndonëse nuk janë të shumta. Por e vërteta është që përballen me vështirësitë e ushqimit, që kjo situatë do marrë fund me shpejtësi. Këtu dhe kudo, mundësitë janë 20-30 herë më të mëdha seç kanë qenë 15-20 vjet më parë. Ndaj dhe dua të garantoj të gjithë këta qytetar që realisht janë shumë të skajuar nga shoqëria që jetojnë në skajet më të larta të kësaj shoqërie, se unë do bëj çdo gjë për t’i përfshirë ata, do bëj çdo gjë për t’ua lehtësuar jetën atyre kudo që janë dhe qeveria do të ndërhyjë me shpejtësi”. Edhe Zonja Liri Berisha është angazhuar për të ndihmuar këto familje të varfra nëpërmjet fondacionit “Fëmijët Shqiptare” që ajo drejton. Liri Berisha: “Ne si fondacion do t’ju qëndrojmë pranë veçanërisht nënës që po pret të lindë”. Dy ditë më parë, Fatjon Shkoza 21-vjeç dhe Shpëtim Shkoza 10-vjeç humbën jetën si pasojë e shembjes së çatisë së një ndërtese, dikur magazinë e ndërmarrjes së grumbullimit ku mblidhnin hekurishte për t’i shitur për skrap. Në këtë tragjedi të rëndë u plagosën edhe tre fëmijë të tjerë te këtyre dy familjeve./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/