У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop/ Dyshojnë se furra e bukës ka parukeri ose market, si u faturua zonja dyfish - 19 Mars 2026 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Flutura Muça, administratore e një furre buke në Paskuqan, iu drejtua emisionit “Stop” për të denoncuar faturimin e padrejtë të energjisë elektrike. Ajo shprehet se prej gjashtë vitesh ushtron aktivitet vetëm në prodhimin e bukës, por që nga muaji qershor i janë faturuar tarifa pothuajse dyfish më të larta. Sipas saj, furrat e bukës duhet të tarifohen rreth 7.6 lekë për kilovat, ndërsa faturat e saj kanë arritur mbi 2 milionë lekë. Muça tregon se ka bërë ankesë që në shtator dhe ka refuzuar të paguajë faturat e rritura, duke këmbëngulur se nuk ka asnjë aktivitet tjetër përveç furrës. Pas verifikimeve, drejtori për mediat në OSHEE, Ardian Kola, konfirmoi se bëhet fjalë vetëm për një furrë buke dhe se tarifimi duhet të jetë sipas kategorisë përkatëse. Ai garantoi se rasti do të korrigjohet dhe se faturimi do të rregullohet brenda muajit prill. Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan