У нас вы можете посмотреть бесплатно A1 Report - Tafili: Nuk ka tentativë arratisje akuzat, intriga të vetë Prokurorisë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
PEQIN - Genc Tafili, një nga katër të burgosurit të akuzuar për tentativë arratisje nga burgu i Peqinit, në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report, ka mohuar akuzat se ai së bashku me të vëllanë Admir Tafili, Fran Marashin dhe Gëzim Gurin po tentonin të “thyenin” burgun në fjalë. Sipas tij akuzat e Prokurorisë së Elbasanit janë të pavërteta dhe po kryhen për intriga të vetë organit të akuzës për të kryer lëvizje në staf, dhe kjo sipas tij duke përdorur dhe sajuar një histori të tillë. “Unë ndodhem në burgun e Pqeinit, pashë nga televizioni juaj që janë dhënë disa shpifje, janë kapur në tentativë arratisje, jo Fran Marashi jo Gëzim Guri, por nuk ka pasur as edhe një lloj tentative arratisje. Po i bëjnë vetë këta të Prokurorisë së Elbasanit, për të heuqr persona të stafit, janë intriga të tyre.” tha Genc Tafili Duke e cilësuar njoftimin e dhënë nga Prokuroria e Elbasanit, si një lojë politike të organit të akuzës, Genc Tafili nënvzioi se nuk ka pasur asnjë plan arratisje, ndërsa bëri thirrje që përgjimet Prokuroria le t’i bëjë publike për të qartësuar sipas tij të vërtetën. “Janë gjëra politike, dhe po përdorin emrin tonë. Kjo është e gjithë e vërteta. Le ti nxjerrin të gjitha përgjimet se nuk ka asgjë, ja kanë futur kot. Prokuroria e bën këtë për inat të njëri-tjetrit, për të hequr staf. Ka 6 muaj që thonë do ikë ky do vijë ky. Të gjitha janë rrena dhe përdoret emri jonë. Më ka mbetur edhe pak vite burg nuk merrem me asgjë. Vëllai im atë në Korçë e ka sqaruar dhe nuk merret më janë të gjitha gënjeshtra.” nënvizoi Genc Tafili