У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Mashtrimi financiar, ekspertët: Skandali i mikrokredive prej tregut të parregulluar или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Fenomeni i mbledhjes së kredive të këqija përfundoi në mashtrim financiar dhe vjedhje të pronave për të paktën 4 mijë dosje sipas hetimeve paraprake të Prokurorisë Tiranë. Për këtë janë dhënë 9 masa arresti për personat e përfshirë, ndërsa Banka e Shqipërisë ka pezulluar dhe marrë në administrim dy kompanitë e mikrokredive “Microcredit Albania” dhe “FINAL”. Ekspertët mendojnë se ky fenomen erdhi si pasojë e një tregu të parregulluar dhe mbikqyrjes së dobët “Marrëdhëniet e ndërtuara në bazë të kodit civil janë të tilla që përcaktojnë se nëse unë ju jap para borxh dhe ju nuk m’i ktheni, maksimumi që mund të bëj është t’ju dërgoj në gjyq, por familjes tuaj nuk mund t’i marr tokën, shtëpinë, siç ka ndodhur me një numër shumë të madh që llogaritet mes 100 – 150 familjeve shqiptare”, u shpreh Zef Preçi. “Problemi më i madh që shtrohen në rastet e huamarrjeve grabitqare tek shtresat e huamarrësve që nuk kanë arsimim dhe edukim të tyre është një thënie që thotë që në momentin që ka shumë peshq është mirë të bëhesh peshkaqen”, tha Arben Malaj. Si e vlerësoni rolin e Bankës së Shqipërisë në këtë aspekt? “Në këtë aspekt tre masat kryesore , e para dhe mbi të gjitha është masa efektive e interesit dhe nëse kjo rritet më shumë pra interesat sesa kreditë atëherë funksionimi i këtyre institucioneve kredidhënëse jobanka ndez një shenjë të kuqe që diçka duhet mbikëqyrur më fort që gjërat të mos përkeqësohen”, tha Malaj. “Gjithçka fillon dhe mbaron te banka, që do të thotë se Banka e Shqipërisë se ka privilegjet e duhura, hapësirën ligjore dhe vendimmarrëse, nismat ligjore etj. për të rregulluar sistemin”, u shpreh Preçi. Çfarë ndryshimesh të reja ligjore mendoni se nevojiten për të rregulluar këtë treg? “Institucionet si Banka e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi i Shqipërisë bazuar edhe në përvojën e vendeve të tjera duhet të ndërtojnë një bazë ligjore, ta përditësojmë nëse është e nevojshme në mënyrë që të minimizojmë numrin e shqiptarëve të cilët mund të bien viktima të kësaj praktike”, tha Arben Malaj. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Mashtrime#Kredi#TopChannelNews