У нас вы можете посмотреть бесплатно "Skopje East Gate", qendra me e madhe tregtare ne Ballkan |Lajme - News или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Së shpejti në Shkup do të hapet qendra më e madhe tregtare “Skopje East Gate”. Me këtë Maqedonia e Veriut do të bëhet edhe me një qendër të re tregtare, por kjo do të jetë ndër më të mëdhatë në rajon me 8 mijë m2 më shumë se “Skopje City Mall”. “East Gate Mall” investon edhe në kushte pandemie dhe të gjithë që kanë marrë vendimin t`i kundërvihen pandemisë me investime, kjo do të vlerësohet me sukses të madh, tha Kryeministri Zaev. “Mund të them se kjo do të shndërrohet në qendrën më moderne tregtare në Ballkan. Hapjen zyrtare e presim për disa muaj. Shkupi do ta ketë Qendrën më të madhe tregtare. Do të sjellë me vete 250 marka lokale dhe ndërkombëtare”, ka thënë Kryeministri Zaev. Në një prononcim për Klan Maqedoni, pronari i “Balfin Group” nga Shqipëria, Samir Mane, tha se kjo qendër do të hapet në Tetor, por ky nuk do të jetë investimi i vetëm. Ai ekskluzivisht për Klan Maqedoni paralajmëroi investime edhe në biznese të tjera. “Qendra tregtare pritet të hapet në Tetor të këtij viti, natyrisht që jemi duke punuar në një kohe të vështirë por punimet kanë ecur edhe më mire se sa që e prisja unë, është një nga qendrat më të mëdha tregtare në Ballkanin Perendimor prej 160 mijë metër katrorë ndërtim. Pa dyshim se na bënë krenarë pasi është ndër investimet më të mëdha në Maqedoni. Shumë shpejt do të jemi me investime tjera në Maqedoninë e Veriut”. Objekti “East Gate Mall” ka sipërfaqe bruto prej 160 mijë metrave katrorë, shtrihet në dy nivele dhe disponon me 57 mijë metra katrorë sipërfaqe për dhënie me qira. Në këtë kompleks janë 10 ndërtesa banimi dhe pesë afariste si dhe 2.500 vendparkime në sipërfaqe nëntokësore. Investimi kap shifrën e më shumë se 350 milionë Eurove. Klan Macedonia SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/