У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News-PDK, e gatshme të propozojë emër për President или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Partia Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme propozojë emër për president por edhe të shkojë në zgjedhje, nëse nuk gjindet zgjidhje. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se nuk kanë lëvizur nga qëndrimet që kandidati për president duhet të jetë një emër që nuk vjen nga një parti politike por është përfaqësim i të gjithëve. Kjo parti nuk është e interesuar për marrëveshje politike. Ai u pyet nëse PDK përkrahë emrin e Vjosa Osmanit për të vazhduar edhe një mandat si presidente. “Mendoj që vendit nuk i bën nder dikush që ka pas qasje të njëanshme dje”, pohoi Tahiri. Një ditë më parë zv.kryeministri Glauk Konjufca, tha se nëse do të kishte ndonjë emër për president nga familja e heroit të Kosovës, Adem Jashari, atëherë do të kishte një “konsensus automatik” në shoqëri. Por Murat dhe Bekim Jashari mohuan përfshirjen në garën për president. Gjatë ditës një takim të rregullt me presidenten Vjosa Osmani ka zhvilluar e ngarkuarja me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Kryeministri Albin Kurti, të dielën dhe të hënën, ka zhvilluar takime të ndara me kreun e PDK-së dhe atë të LDK-së. Pas takimeve, Kurti është shprehur se nuk është folur për emra të përveçëm, por ka shtuar se një e përbashkët e tri partive më të mëdha në Kosovë është që nuk kanë “zell” për të shkuar në zgjedhje të reja. Deputetët kanë afat deri më 4 mars që të zgjedhin presidentin e ri, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan