У нас вы можете посмотреть бесплатно Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, James Rubin godet akuzë: Hashim Thaçi, burrë shteti или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
James Rubin tha se ka folur me juristë ndërkombëtarë për të kuptuar gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët i kanë thënë se “kjo është mënyrë e pazakontë për të trajtuar një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht”. “Kam kaluar duke menduar, duke u përgatitur. Mendoja nga viti në vi që do hapet gjykim sot, e do hapet gjykimi nesër ndërkohë që vitet kalonin dhe asgjë nuk ndodhi për shumë vite. Kam vrarë mendje pse u deshën pesë vite për të krijuar një çështje të tillë ndërkohë që aktakuza është ngritur pesë vite më parë. Nuk e kuptoja gjithë këtë. Kam pyetur njerëzit e kësaj fushe, u kam thënë nëse ishte normale kjo gjë. Kam folur me juristë ndërkombëtarë e me avokatë me emër ndërkombëtarë që më kanë thënë që kjo është një gjë e pazakontë për të trajtuar një burrë shteti i cili është dorëzuar vullnetarisht dhe në juridiksionin e një gjykate që e ka krijuar vetë kur ka qenë kryeministër për t’i treguar liderëve europiane që kishte dëshirë që vendi të bëhej pjesë e BE-së”, tha ai. Më tej shtoi për Hashim Thaçin se “ky burrë shteti mbahet i ndaluar për 5 vite përpara se çështja të ishte gati. Këto janë gjëra që kam menduar për orë e orë të tëra”. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan