У нас вы можете посмотреть бесплатно E fundit e hebrenjve të Gjirokastrës/ Kofina: Si u ndryshuan emrat në myslimanë për të shpëtuar или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Gjirokastra strehoi një komunitet të tërë hebre përgjatë Luftës së Dytë Botërore të cilët u harmonizuan më pas me jetën e qytetit. Lagjja Varosh është një lagje kozmopolite një shembull ku kanë bashkëjetuar disa komunitete. Sot në Gjirokastër jeton vetëm një përfaqësuese e fundit e familjeve hebreje, Delisia Kofina. “A patët humbje të familjarëve gjatë Luftës? Delisia Kofina: Po patëm humbje të familjarëve, mbetëm shumë pak sepse pjesa më e madhe jetonte në anën tjetër të kufirit në tokën greke dhe mbetën shumë pak pjestarë. Çfarë ndodhi me të tjerët? Delisia Kofina: Të tjerët i mori gjermani siç ka marrë shumë hebrenj në gjithë Europën. Ata që u vendosën në Shqipëri shpëtuan? Delisia Kofina: Po kishin fatin më të madh të shpëtonin sepse shqiptarët i mbrojtën. Gjetën një taktikë shumë të mirë, ndryshuan emrat i bënë myslimanë dhe nuk i dorëzuan. Përveç faktit se dhjetëra jetë u shpëtuan këtu në Gjirokastër përgjatë Luftës së Dytë Botërore vlen të theksohet edhe fakti tjetër që hebrenjtë gjetën vendin e duhur në jetën e qytetit. Ata patën sinagogën e tyre brenda një shtëpie në lagjen Varosh, varrezën e tyre por arritën edhe të ndjekin ritet, zakonet dhe traditën e tyre. Teodor Bilushi: Kam dëgjuar që disa familje të lagjes “Varosh” siç ka qenë familja e doktor Vasil Labovitit apo familja e një prifti këtu në lagjen Varosh kanë mbrojtur në shtëpitë e tyre disa nga anëtarët e komunitetit hebre. Këtu bashkëjetonin banorë me fe të ndryshme me kombësi të ndryshme pra është një nga lagjet më të rralla në Jug të Shqipërisë. Banorët e Gjirokastrës nuk pranuan t’ja dorëzonin gjermanëve tregtarët hebrenj që Lufta e Dytë Botërore i gjeti në Gjirokastër. Të gjitha familjet ose u strehuan në bodrumet e banesave të mëdha të qytetit ose morën identitete të tjera për të shpëtuar jetën. Sot gati një shekull pas zanafillës së bashkëjetesës së tyre me Gjirokastrën Delisia Kofina e fundit e hebrenjve në Gjirokastër beson se kjo është një prej historive më të bukura që qyteti ka për të ndarë me botën. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Gjirokastre#Hebrenjte#TopChannel