У нас вы можете посмотреть бесплатно Çifti Rreli-Brataj rrëfen për herë të parë historinë e dashurisë: U njohëm në një studio televizive или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Historia e dashurisë së Arjana Rrelit, mjekes së njohur psikiatre dhe Skënder Bratajt, shefit të Urgjencës ka nisur prej disa vitesh. Asnjëri prej tyre s’e ka fshehur, por njëkohësisht detajet i kanë mbajtur shumë hermetike. Megjithatë, pas surprizës së Bratajt për Arjanën në programin “Rudina” në Tv Klan, të dy u gjendën për herë të parë në një rrëfim për dashurinë. Njohja e tyre nisi në një studio televizive në vitin 2015 dhe me kohën, u kthye në një marrëdhënie më të qëndrueshme, pikërisht në 1 prill. Skënder Brataj: Si gjithmonë, kur diçka të tërheq fillojnë batutat, atraksioni por pa qëllime menjëherë. Takimi i parë në një televizion, dalja që andej, pirja e një kafeje, pastaj kemi miq të përbashkët të cilët na njohin të dyve, dinë çfarë kemi kaluar në jetë njëri dhe tjetri. Unë njërin e kam shok fëmiëjrie, një e kam shoqe shkolle që janë burrë e grua. Arjana Rreli: Ndërkohë edhe unë i kam miq shumë të mirë në familjen time, ata ishin të përhershëm në festa etj. Rudina Magjistari: Pra le të themi që ishte diçka që nisi gradualisht, pak nga pak, por kur ishte momenti që e kuptuat që kjo gjëja mund të jetë serioze? Skënder Brataj: Po ta them por do të qeshni: ka qenë 1 prilli. Rudina Magjistari: Për 1 prill! Arjana Rreli: 1 prilli është ditëlindja e Junës, e vajzës së këtyre miqve tanë shumë të mirë dhe ishim të ftuar të dy në Vlorë. Juna atëherë bënte 25 vjeç dhe ata e bënë këtë festë për Junën, por e bënë edhe një çikë qe ne të ishim pranë njëri-tjetrit dhe pas festës, unë që kam një apartament në Vlorë se e kam një çikë më në periferi dhe duhet të ikja, por ndërkohë nuk kisha makinë. Dhe... Skënder Brataj: Unë si xhentëlmen u ofrova. Arjana Rreli: Xhentëlmeni, “të çoj unë”, tha kështu që ishte një gjë që përfundoi pastaj me një raport që erdhi gradualisht duke vënë ato piketat e veta të forta. Rudina Magjistari: Dua nga secili prej jush tri fjalë pse keni zgjedhur njëri-tjetrin, me tri fjalë karakteristikat kryesore që ju kanë pëlqyer te tjetri. Arjana? Arjana Rreli: E para, është Ujor që i ngjan babit tim dhe Ujorët unë i idealizoj, kam figurën e babit. E dyta, është një burrë afashinant, për çdo femër në fakt kur e shikon Skënderin dhe është mashkulli me shumë eksperienca jete që e kanë bërë një burrë të vërtetë. Rudina Magjistari: Bukur, z. Brataj? Skënder Brataj: Po unë çfarë të them tani? Arjana Rreli: Thuaj që jam po aq afashinante. Skënder Brataj: Afashinante nuk diskutohet se ajo është një nga karakteristikat që një mashkull shikon te një femër. Siç e shikon është gjithmonë, ne e bëjmë batutë, me dhëmbë hapur, është e qeshur, është me këmbë në tokë, është në disozicion të ndihmës së kujtdo, janë karakteristika shumë të rralla t’i gjesh në një person çiltërsinë, ndershmërinë, gatishmërinë për të ndihmuar. #Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! #arjanarreli #skenderbrataj Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/