У нас вы можете посмотреть бесплатно Presidenti Moisiu dekoron brigadën Komando të Forcave të Armatosura - (28 Dhjetor 2002) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva - TV Klan 2002 Brigada Komando e Forcave të Armatosura u dekorua nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, për herë të dytë pas vitit 1997. Ceremonia u zhvillua në repartin ushtarak të Zall-Herrit, ku morën pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko dhe Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Ben Blushi. Motivacioni i medaljes është “Për merita të veçanta në kryerjen e detyrave për rol të rëndësishëm në ndihmë të popullsisë së dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore dhe për akte të shquara në shërbim të vendit”. Dy ministrat Majko e Blushi, në emër të Presidentit Moisiu, ia akorduan edhe tre ushtarakëve të lartë medaljen për shërbime ushtarake. Djemtë komando demonstruan një parakalim ceremonial, duke dëshmuar shkallën e lartë të përgatitjes, si njësia elitë e forcave të armatosura. Në fund ministrat Pandeli Majko e Ben Blushi, inspektuan mjediset e stërvitjes dhe të jetesës së efektivëve të brigadës Komando./tvklan.al Gazetare – Juli Kristafi SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/