У нас вы можете посмотреть бесплатно A1 Report - Kapiteneria: Italianët braktisën tragetin në flakë, ndaj ndërhymë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
DURRES - Katër ditë nga vdekja aksidentale e dy marinarëve shqiptarë në rimorkiatorin “Iliria”, autoritetet shqiptare sqarojnë përfshirjen e vendit tonë në operacionin e tërheqjes së tragetit “Norman Atlantic” pasi ishin evakuuar të gjithë personat në bord. Kapiteni i Porteve Shqiptare, Hysni Aruçi akuzon palën italiane se braktisi tragetin kur ndodhej në ujërat shqiptarë, rreth 4 milje larg ishullit të Sazanit. Ky fakt sipas tij, detyroi palën shqiptare të angazhojë rimorkiatorët e saj për të mbajtur nën kontroll tragetin e pakomandueshëm që të mos afrohej në cekëtinë e të shkaktonte dëme ekologjike në brigjet tona. “Nëse kapiteni do të ishte në bordin e anijes, sepse vendos ai se kush do të kapë anijen pas mbarimit të evakuimit, por meqenëse anija u braktis atëherë në këto kushte nuk ka përfaqësim se kush do të kapë tragetin. Ndërhyn autoriteti i shtetit ku ngjarja ndodh dhe ngjarja po ndodhte në ujërat shqiptare. Nëse komanda italiane do të ndërhynte që trageti pas braktisjes nga kapiteni do të ndërhynte ta mbante tragetin me rimorkiatorët që kishte 1 milje distancë dhe ishin katër të tillë, atëherë nuk do të ishte e nevojshme që të urdhëronim rimorkiatorët shqiptarë të përfshiheshin në këtë lloj operacioni”, thotë Kapiteni i Porteve, Hysen Aruçi. Në një deklaratë për mediat nga porti i Durrësit, kapiteni Aruçi sqaroi të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe faktin se pse është bërë ndërhyrja e palës shqiptare, përmes dy rimorkiatorëve. Fillimisht tha ai, tragetin e ka kapur rimorkiatori “Adriatik” më 29 Dhjetor, ndërsa një ditë më pas iu bashkua edhe rimorkiatori “Iliria” për t’i shkuar në ndihmë, pasi anija nuk mund të mbahej. Një incident me shkëputjen e litarëve solli edhe vdekjen e dy marinarëve civil shqiptarë, të cilët u goditën për vdekje nga kavoja.