У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një valë e re kufizimesh ndaj rrjeteve sociale për fëmijët dhe adoleshentët nisur në Europë, mes shqetësimeve në rritje për ndikimin e platformave digjitale në shëndetin mendor, sigurinë dhe zhvillimin e të miturve. Nisma të njëpasnjëshme kombëtare dhe diskutime në nivel të Bashkimit Europian po sinjalizojnë një ndryshim të thellë në mënyrën se si kontinenti synon të rregullojë hapësirën online. Sipas Francesca Pisanu, anëtare në organizatën Eurochild me seli në Bruksel, shtysa kryesore për debatet aktuale erdhi pas vendimit të Australisë për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç. “Pika e nisjes ishte padyshim e lidhur me ndalimin e rrjeteve sociale në Australi, sepse kjo e nxiti diskutimin rreth kësaj çështjeje. Ndoshta më parë kjo nuk ishte marrë në konsideratë. Ajo që dimë është se në shtator të vitit 2025 kjo çështje u përmend në fjalimin për Gjendjen e Bashkimit. Ky është fjalimi që Presidentja e Komisionit Europian mban çdo shtator për të përcaktuar prioritetet e Komisionit. Aty pati një referencë të qartë për nevojën që të mbrohen fëmijët, si dhe u tha se algoritmet nuk mund t’i rrisin fëmijët tanë”, u shpreh Francesca Pisanu, anëtare e organizatës “Eurochild”. Në Bashkimin Europian ekziston tashmë një kuadër ligjor për mbrojtjen e të miturve në mjedisin digjital. General Data Protection Regulation garanton mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë ato të fëmijëve, ndërsa Digital Services Act, i miratuar në vitin 2022 dhe në fuqi që nga 2024, synon të kufizojë përmbajtjet e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e mëdha. Por sipas Pisanu, shqetësimet shkojnë përtej përmbajtjeve të paligjshme. “Shqetësimi i parë lidhet padyshim me dizajnin që krijon varësi. Ka shumë studime që tregojnë se këto mekanizma mund të kenë ndikim afatgjatë tek fëmijët. Ka gjithashtu shqetësime për llojin e përmbajtjes ndaj së cilës ekspozohen fëmijët online. Nuk po flas domosdoshmërisht për përmbajtje të paligjshme, por për lloje të tjera përmbajtjesh që gjithsesi mund të jenë të dëmshme për ta”, pohoi Pisanu. Në këtë kontekst, Komisioni Europian po shqyrton mundësinë e mekanizmave të verifikimit të moshës si element kyç për çdo kufizim të mundshëm. “E dimë që Komisioni Europian po shqyrton mënyra për të vendosur masa të verifikimit të moshës dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse lidhet drejtpërdrejt me efektivitetin e kufizimeve. Duhet të shohim edhe rezultatet nga Australia. Fatkeqësisht, ende nuk kemi gjetje përfundimtare. Gjithashtu duhet theksuar se ndikimi i këtyre masave nuk do të shihet menjëherë. Po flasim për ndryshime të mëdha shoqërore, ndaj duhet të analizojmë efektet afatgjata. Është e vështirë të thuhet se si do të zbatohej një ndalim i tillë. Verifikimi i moshës është padyshim një komponent kyç. Një legjislacion i fortë për fëmijët që do të vazhdojnë të kenë akses është gjithashtu shumë i rëndësishëm”, tha ndër të tjera Pisanu. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan